Edita Tahiri

Edita Tahiri: Qeveria Kurti e ka cenuar sovranitetin dhe Kushtetutën e Kosovës duke biseduar me Serbinë në Bruksel për zbatimin e AKS-së

Ish-kryenegociatorja, Edita Tahiri, ka deklaruar se ka parë një mbrojtje të dinjitetshme të krerëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale, ndërsa qeveria Kurti në të njëjtën  ditë e ka cenuar sovranitetin dhe Kushtetutën e Kosovës duke biseduar me Serbinë në Bruksel për zbatimin e Asociacionit e komunave me shumicë serbe. Ajo ka thënë se çështjet e brendshme nuk bisedohen me asnjë shtet tjetër dhe kjo shkelje është bërë në pikën 7 të Marrëveshjes së Ohrit, që zbatimi i Asociacionit dhe vetëmenaxhimit të bëhet me ndërmjetësim të BE-së. Kjo madje e ka favorizuar Serbinë, e cila dje i dha ultimatum Kosovës që për 20 ditë ta formojë statutin e asociacionit. Madje edhe me keq kjo pikë e faktorizon pakicën serbe ndërkombëtarisht e cila u bë palë me shtetin e Kosovës dje në Bruksel me ndërmjetësimin e BE-së. Si pasojë, Serbia dje jo vetëm ndërhyri në punët e brendshme të shtetit të Kosovës por i dha ultimatum Kosovës që për 20 ditë ta hartoj draftin e statutit të asociacionit. Kryenegociatori Bislimi dje u mundua dëshprimisht të mashtroi opinionin duke iu shmangur pranimit të këtij fakti. Madje nuk guxoi ta përmend se draft-statuti i asociacionit do t’i shkoj Gjykatës Kushtetuese së Kosovës të cilën e kërkon marrëveshja e asociacionit e vitit 2015, gjë për të cilën është zotuar qeveria Kurti ta zbatoj me pranimin e marrëveshjes zbatuese në Ohër më 18 mars, ka saktësuar, Edita Tahiri.

 

Kontrolloni gjithashtu

KMDLNJ

Lidhur me përhapjen e lajmeve për përcjelljen e paligjshme të disa gazetarëve, KMDLNj kërkon nga Prokuroria e shtetit të nis hetimet

Lidhur me përhapjen e lajmeve se AKI-ja po i përcjellë disa gazetarë, KMDLNj kërkon nga …