Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedime me Serbinë, Edita Tahiri, ka reaguar ashpër ndaj presidentes Vjosa Osmani, pas deklaratave të fundit të saj në lidhje me draftin e Asociacionit të komunave serbe. Presidentja Osmani kishte thënë se ky draft nuk do të kalonte testin e Gjykatës Kushtetuese, duke u kundërpërgjigjur ndaj dokumentit të propozuar nga Bashkimi Evropian. Tahiri e ka akuzuar presidenten për ndërrim të qëndrimit. Ajo e quajti Osmanin “presidente e paradokseve”, duke theksuar se një herë ajo kishte dhënë vërejtje pozitive për dokumentin e statutit të Asociacionit në takimin me përfaqësuesin e BE-së, Tomas Szöre, dhe më pas hodhi poshtë këtë qëndrim duke deklaruar se dokumenti nuk duhej të kalonte në Gjykatën Kushtetuese.
Tahiri theksoi se ky ishte një shembull tjetër i pasigurisë dhe inkonsistencës së presidentes, duke iu referuar gjithashtu heshtjes së saj gjatë periudhës kur u diskutuan zgjedhjet në Kosovë, kur sipas saj, Osmani ka qenë e frikësuar nga mundësia e shkarkimit.
