leoni

Ish-negociatorja, Edita Tahiri, dikur i nënshtrohej Serbisë në Bruksel, tani kërcënon me luftë

Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut

Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. Ajo, ka akuzuar Serbinë për përdorimin e këtij incidenti për qëllime strategjike.

“Serbia orkestroi sulmin në Banjskë në mënyrë djallëzore, duke pretenduar se ishte veprim i serbëve lokalë dhe jo i saj, ndërkohë që përdori situatën për të insistuar në krijimin e Asociacionit, duke fajësuar Kurtin për vonesat. Prapavija e vërtetë ishte nxitja e një konflikti për të bindur botën se veriu nuk mund të jetë pjesë e Kosovës, pasi serbët nuk duan të jetojnë atje,”

Ajo tha se nga sulmi i Banjskës, Bashkimi Evropain ndëshkoi Kurtin edhe jo Serbinë. Sipas saj kjo erdhi pasi kryeministri i Kosovës ka bërë një gabim.

“Unë nuk mund ta them drejtpërdrejt, por dihet që Kurti ka bërë një gabim që ka krijuar përshtypjen te aleatët tanë se përgjegjësia për situatën nuk është vetëm e një pale, por e të dyjave. Nëse ka faj Kosova, atëherë përgjegjësia bie mbi atë që ka për detyrë të mbrojë shtetin,” tha Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …