Partia e quajtur, “Alternativa Demokratike e Kosovës”, e regjistruar qysh moti por pa anëtarësi, ashtu si partijëza e Gjegj Dedajt pa nam e nishan, në vashimësi kanë prodhuar ministra e zëvendësministra. E ashtuquajtura ADK e udhëhequr nga ish-ministrja për Dialog, Edita Tahiri, të cilën, në atë detyrë e kishte caktuar kryetari, Hashim Thaçi, asokohe kryeministër, tani kur nuk është më ne grupin e dialoguesve kundërshton fuqishëm idetë e rrezikshme të Thaçit për ndryshimin e kufijve. Në vitet e fundit kjo zonjë me memorie të skaduar, harron sa herë ka ngritur në qiell dialogun e saj me Serbinë, sa e sa herë ka thënë se këto biseda ishin historike, se Kosova me to ka fituar “subjektivitet” ndërkombëtar. Po ashtu harron milionat që ka marrë nga buxheti i Kosovës në krye të ekipit të turpit që solli Serbinë në Kosovë. Tani kjo zonjë është sekëlldisur aq shumë për fatin e Kosovës, duke harruar edhe sesi e interpretonte fusnotën e turpit mbi Republikën e Kosovës, që cilën e quante fusnotë, si “fjolla” e borës.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …