Në Bruksel sot takohen kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me kryetarin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq për zyrtarizimin e propozimit evropian. Analisti i mirënjohur, profesori Eduard Josef duke iu referuar propozimit franko-gjerman, ka deklaruar se ky akt e lë Kosovën pa elementin kryesor të kushtëzimit. Amerika dhe BE-ja po i kërkojnë Kosovës që ta themelojë Asociacionin paraprakisht, pa garanci se çështja e statusit të saj do të zgjidhet. Duke e themeluar Asociacionin tash, Kosova do të hiqte dorë nga e vetmja pikë e kushtëzimit që ka në negociatat tepër të pabarabarta me Beogradin. Profesori Jozef i cili ka punuar dhe e njeh mirë rastin e Kosovës, thotë se propozimi do ta përballte Amerikën dhe BE-në me të njëjtin problem me të cilin përballen edhe sot me shtetet mos-njohëse të pavarësisë së Kosovës nga NATO-ja dhe BE-ja.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …