Edward Joseph

Eduard Jozef: Marrëveshja e Ohrit është ligjërisht e obligueshme dhe fokusi duhet të jetë në zbatimin e saj

Instituti i Kosovës  për Kërkime dhe Zhvillim të Politikave, në bashkëpunim me Universitetin “Johns Hopkins”, kanë organizuar tryezën me diskutimin për marrëveshjen mes Kosovës e Serbisë, ku u tha se aneksi i marrëveshjes ka paqartësi dhe se diskursi politik nuk ka ndryshuar. Analisti amerikan dhe ligjëruesi në universitetin “Johns Hopkins”, Eduard Jozef tha se marrëveshja e Ohrit është ligjërisht e obligueshme dhe se fokusi duhet të jetë në zbatim. Këtu në Prishtinë, në Serbinë fqinje, dhe të gjithëve na preokupon një pyetje, dhe ajo është si të funksionojë marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Marrëveshja për të cilën po flasim është dakorduar në dy lokacione, në dy data, në Bruksel, më 27 shkurt, marrëveshja bazë dhe më pas aneksi, i rënë dakord në Ohër më 18 mars. Marrëveshja e cila u negociua me mbështetje intensive të BE-së dhe SHBA-së, me harmonizim të plotë mes Amerikës dhe BE-së, me një qëndrim të përbashkët nga zyrtarët e BE-së dhe ata amerikanë,  kjo marrëveshje është në fakt ligjërisht e obligueshme, të gjitha dispozitat e saj janë të obligueshme, dhe se përpjekja dhe fokusi do të jenë në zbatimin. Po ashtu, z. Eduard Jozef theksoi se në këtë marrëveshje ka shumë boshllëqe dhe detaje të paspecifikuara.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …