Eduard Kukan: Partitë shqiptare duhet të ngrihen mbi interesat partiake, Shqipëria e meriton hapjen e negociatave

Eduard Kukan: Partitë shqiptare duhet të ngrihen mbi interesat partiake, Shqipëria e meriton hapjen e negociatave

Eurodeputeti i PPE-së dhe kryetari i Grupit punues të Komitetit të Punëve të Jashtme të PE për Ballkanin Perëndimor Eduard Kukan, në fjalën e tij para Parlamentit Evropian u shpreh se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut meritojnë plotësisht hapjen e negociatave për në BE. Duke nënvizuar se këto vende kanë bërë progres, ai foli edhe për krizën politike në Shqipëri, duke theksuar se partitë politike shqiptare duhet të ngrihen mbi interesat. “Reagimi i fundit i Komisionit Evropian ka qenë pozitiv. Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria e meritojnë atë që ju keni sugjeruar. Ka pasur progres në rrugën e integrimit. Gjithashtu mund të themi se mund të kemi më shumë punë. Me Shqipërinë ne vlerësojmë se ka tensione politike, është në dorën e elitave politike për atë që do të ndodhë. Partitë shqiptare duhet të ngrihen mbi interesat partiake. Populli shqiptar vërtetë e meriton hapjen e negociatave. Ne duhet që të bëjmë presion pozitiv për të parë sa më shumë demokraci në rajon”, tha Kukan.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …