Kryesuesi i Komitetit të Parlamentit Europian BE-Serbi, Eduard Kukan, gjatë një takimi me një delegacion të Kuvendit të Serbisë, tha se para anëtarësimit në Bashkimin Europian, Beogradi dhe Prishtina duhet të arrijnë marrëveshje juridikisht detyruese, gjithëpërfshirëse, me të cilën zgjidhen të gjitha problemet ekzistuese dhe se për këtë duhet të kontribuojnë të dyja palët. Hap i parë në këtë drejtim, siç është shprehur ai, duhet të jetë heqja e taksës nga Prishtina ndaj produkteve nga Serbia. Kukan ka thënë se Serbia dhe Kosova duhet të mbesin multietnike dhe se çfarëdo që të jetë marrëveshja ajo mund të pranohet vetëm nëse për të janë pajtuar të dy palët, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe nëse merr parasysh stabilitetin e përgjithshëm në rajon. Kukan konsideron se një marrëveshje e tillë mund të arrihet, nëse për të ka vullnet politik.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …