Eduard Selami shpall kandidaturën për kryetar të PD-së

Eduard Selami shpall kandidaturën për kryetar të PD-së

Eduard Selami ka vendosur të garojë për të marrë drejtimin e Partisë Demokratike, në zgjedhjet që kjo forcë politike do të organizojë në korrik. Ky vendim u bë i ditur nga vetë Selami, nëpërmjet një statusi në profilin e vet në “Twitter”. “Demokratë të nderuar! Me ndjenjë përgjegjësie dhe synim për t’i rikthyer së bashku PD-së, lavdinë e merituar, shpall kandidaturën për kryetar!”, ka shkruan Selami. Kështu pas Lulzim Bashës, Eduard Selami është kandidati i dytë që do të synojë të marrë drejtimin e PD-së, në zgjedhjet e korrikut.

 

Kontrolloni gjithashtu

Prokuroria e Lartë Publike në Beograd ka marrë në pyetje Millan Radoiçiqin, i cili mori përgjegjësinë për organizimin e sulmit në Banjskë

Gjykata lëshon letër-rreshtim ndërkombëtar për 42 të akuzuarit në rastin ‘Banjska’, përfshirë Millan Radoiçiqin

Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar letër-rreshtim ndërkombëtar për 42 persona të akuzuar në rastin …