Eduard Jospeh: Shkaku i problemeve në Ballkanin Perëndimor është se Serbia nuk e pranon rendin perëndimor

Eduard Xhozef: Amerika duhet t’i kërkojë Vuçiqit mbrojtjen e serbëve në veri, nga udhëheqësit kriminalë

Analisti i politikës së jashtme, Edward Xhozef, ka reaguar pas vendimi të Listës Serbe për t’ë dhënë dorëheqje nga institucionet kosovare, duke thënë se Lista Serbe do të duhej të kishte këso lloj reagimesh për vrasjen e Oliver Ivanoviqit. “Udhëheqësia e Listës Serbe në veri është e indinjuar nga politika e targave të Kosovës. Por pse nuk ka zemërim për vrasjen e pazbardhur të liderit Oliver Ivanoviq?”, ka shkruar Joseph. “Në vend të kësaj, dëshmitaret si Rada Trajkoviq marrin kërcënime, të nxitura – sipas Trajkoviqit – nga komentet publike të vetë presidentit Vuçiq. Avokati i Trajkoviqit sugjeron paralele me kërcënimet e bëra fillimisht ndaj vetë vrasësit të Oliver Ivanoviqit”. Jospeh tha se dëshmitarë të tjerë kanë refuzuar të dëshmojnë në prokurori në vazhdën e gjykimit në Kosovë për vrasjen e Ivanoviqit, për shkak të frikës së sigurisë personale. E di rëndësinë e dhënies së deklaratës sime, por mbrojtja e jetës sime është e para”, citoi Joseph një dëshmitar. Amerika duhet t’i kërkojë  Vuçiqit mbrojtjen e serbëve në veri, nga udhëheqësit  kriminalë.

Kontrolloni gjithashtu

Prokuroria e Lartë Publike në Beograd ka marrë në pyetje Millan Radoiçiqin, i cili mori përgjegjësinë për organizimin e sulmit në Banjskë

Gjykata lëshon letër-rreshtim ndërkombëtar për 42 të akuzuarit në rastin ‘Banjska’, përfshirë Millan Radoiçiqin

Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar letër-rreshtim ndërkombëtar për 42 persona të akuzuar në rastin …