Analisti dhe ligjëruesi në Universitetin Xhon Hopkins në Uashington dhe ish-zëvendës i shefit të misionit të OSBE-së në Kosovë, Eduard Xhozef është i bindur se mund të arrihet një marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë deri në fund të vitit 2023. Ai thotë se “qytetarët e Serbisë duhet të kuptojnë se njohja e Kosovës është e vetmja mënyrë për të ruajtur komunitetin serb dhe trashëgiminë serbe në ato hapësira”. Në një intervistë për median serbe “Nova”, njeriu i cili së fundi tërboi presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me deklaratën se barrikadat në veri të Kosovës janë hequr që të mund të ngrihen sërish lehtësisht dhe se Vuçiq po manipulon SHBA-në dhe BE-në, ka folur për negociatat mes Kosovës dhe Serbisë dhe pse Amerika insiston në formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Gabimi i NATO-s, BE-së dhe SHBA-së në këtë rast ishte se ata thanë se barrikadat ishin një formë legjitime proteste, gjë që nuk ishin. Ka arsye që serbët e Kosovës të protestojnë, por kjo nuk është një mënyrë legjitime. Së dyti, ata thanë se Serbia ka të drejtë të dërgojë trupat e saj pranë vendkalimit kufitar. E gjithë kjo është një sinjal shumë i keq, sepse edhe nëse formalisht është kështu, dërgon një mesazh krejtësisht të gabuar. KFOR-i është përgjegjës për sigurinë në Kosovë dhe trupat serbe nuk janë të nevojshme për të mbrojtur serbët e Kosovës”, tha Joseph.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …