Analisti Eduard Zaloshnja, në një publikim të tij konstaton se në zgjedhjet e vitit 2021, kandidatët për deputetë të PD+LSI morën rreth 730 mijë vota të vlefshme, por kandidatët për deputetë të PS+PSD morën rreth 804 mijë vota të vlefshme. Dhe pas atyre zgjedhjeve, figurat kryesore politike të opozitës e mediat pranë tyre akuzuan Edi Ramën se, për ta tjetërsuar vullnetin elektoral të shqiptarëve, kishte përdorur administratën, policinë, paratë e buxhetit, patronazhistët, oligarkët e media të fuqishme pranë tyre, bandat e trafikantëve e paratë e tyre të pista, etj. Në zgjedhjet e tanishme, kandidatët për kryebashkiakë të BF+PD morën rreth 540 mijë vota të vlefshme, por kandidatët për bashkiakë të përkrahur nga PS+PSD morën rreth 790 mijë vota të vlefshme. Dhe përsëri, figurat kryesore politike të opozitës dhe mediat pranë tyre akuzuan Edi Ramën se, për ta tjetërsuar vullnetin elektoral të shqiptarëve, kishte përdorur administratën, policinë, paratë e buxhetit, patronazhistët, oligarkët e media të fuqishme pranë tyre, bandat e trafikantëve e paratë e tyre të pista, etj. Po kësaj radhe, votat e kandidatëve të opozitës u rrudhën me çerek milion, ndërsa votat për kandidatët e përkrahur nga PS+PSD mbetën pothuaj në nivelin e vitit 2021.
Kontrolloni gjithashtu
Isni Kilaj rikthehet në politikë si kandidat për deputet nga NISMA
Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka prezantuar Isni Kilajn si kandidatin e ri për deputet …