Profesori amerikan, Eduard Xhozef, nga Universiteti Xhon Hopkins në Uashington, ka thënë se nuk mund të ketë flitet për krahasime, e aq më pak të tërhiqet paralele ndërmjet Kosovës, Serbisë dhe Bosnjë-Hercegovinës. Ai duke komentuar mos ftesën për Kosovën në Samitin për Demokracinë, të organizuar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka thënë se nuk e di saktë arsyen, porse sipas tij, Kosova është larg më demokratike sesa Serbia e Bosnja, që po ashtu nuk kanë marrë ftesa për këtë samit. “Kosova, në mënyrë ironike, është shtet aq i ri, por është edhe një nga demokracitë më të fuqishme në Ballkan, me sistem shumë-partiak, me media të lira, me një qeveri që lufton korrupsion dhe krimin e organizuar. Dhe këto veprime janë në kundërshtim me trendet në rajon. Në Serbi ka trend autokratik. Kosova nuk mund të krahasohet as me jo funksionalitetin në Bosnjë”, ka pohuar Eduard Xhozef për Radion Evropa e Lirë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …