Profesori amerikan dhe njohësi i raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë, Eduard Xhozef, ka thënë se qëndrimet dhe deklaratat e vazhdueshme të ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, e arsyetojnë kërkesën e Kosovës që Beogradit ë nënshkruajë të tri marrëveshjet që kanë përkrahjen e BE-së dhe SHBA-së. Profesori amerikan tutje shton se bllokada e Serbisë s’është e limituar vetëm me hyrjen e Kosovës në OKB. Më 4 dhjetor, Daçiq nënvizoi deklaratën e presidentit Vuçiq që ai nuk e ka nënshkruar planin franko-gjerman. Daçiq tha “ kjo nënkupton që ne nuk pranojmë ndonjë interpretim që implikon njohjen e Kosovës dhe që nuk ka hyrje të Kosovës në OKB”, ka shkruar Jopseh. Ai përmend deklarimin tjetër të Daçiq se “çfarë është mirë rreth OSBE-së, është që Kosova s’mund të bëhet kurrë anëtare e organizatës sepse kërkohet konsensus për këtë dhe Serbia kurrë s’do të pajtohet për këtë”. Këto qëndrime të Daçiqit janë në kundërshtim flagrant me Nenin 4 të Marrëveshjes së muajit shkurt e që njihet si “Marrëveshja për Rrugën drejt Normalizimit. Deklarimet e Daçiqit në takimin ministerial të OSBE-së në Shkup javën e kaluar shkojnë përtej retorikës elektorale. Ato janë qëndrime të një politike afatgjate të Serbisë. SHBA dhe BE, mbani shënim”, ka përfunduar Eduard Xhozef.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …