Eksperti amerikan për Ballkanin, Eduard Xhozef, ka vlerësuar se në rajonin e Ballkanit ka akterë të dëmshëm që mezi presin sinjale për përforcim të pozitës së presidentit rus, Vladimir Putin, dhe dobësim të Perëndimit. Ai ka tërhequr më tutje vërejtjen se në rajonin e Ballkanit ka ende tensione. ‘Ka ende tensione, e shihni mes Kosovës dhe Serbisë, sulmi i fundit terrorist, që u shpall i tillë nga Kaja Kallas, kryediplomatja e BE-së. Edhe SHBA-ja gjithashtu tha se ky është një sulm kriminal dhe i tmerrshëm në Kosovë, që kishte për qëllim të shkatërronte sistemin e ujësjellësit, duke ndikuar në furnizimin me ujë dhe me energji elektrike për të gjithë Kosovën. Nga këto lloj kërcënimesh, shohim se ka aktorë në rajon, që gjithçka që ata duan, është një sinjal që Rusia të jetë rikthyer disi – dhe SHBA-ja dhe BE-ja të dorëzohen – dhe janë dakord për një agjendë të ngjashme këtu në rajon për të marrë territore, për të ndarë kufij, për të detyruar popujt të lëvizin dhe për të minuar sovranitetin e shteteve, jo vetëm të Kosovës, por edhe të Malit të Zi, Bosnjë e Hercegovinës. Prandaj, do të ishte shumë e rrezikshme të kemi një dorëzim të tillë ndaj Putinit’ ka thënë mes tjerash për Radion Evropa e Lirë, analisti amerikan i shquar për Ballkanit, Eduard Xhozef.
Kontrolloni gjithashtu
Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të Bashkimit Evropian ka miratuar, konkluzionet për procesin e zgjerimit
Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të Bashkimit Evropian ka miratuar në Bruksel konkluzionet për procesin …