Edward Joseph

Edward Joseph: Serbia ka aspirata etno-nacionaliste ndaj tri shteteve fqinje: Kosovës, Bosnjës dhe Malit të Zi

Analisti  i mirënjohur Edward Joseph  ka deklaruar se  “gota nuk është gjysmë e mbushur” në rajonin e Ballkanit Perëndimor, i cili ende është në probleme. Ai tha se Serbia ka aspirata etno-nacionaliste ndaj tri shteteve fqinje: Kosovës, Bosnjës dhe Malit të Zi. “Qeveria autokratike në Beograd është e orientuar drejt fuqive joliberale; Rusisë dhe Kinës. Duke qenë në pushtet për një dekadë, regjimi i Aleksandër Vuçiçit e ka kthyer prapa demokracinë në Serbi. Dhe Serbia mbrohet brenda Bashkimit Evropian nga fuqia joliberale evropiane, sikur është  Hungaria. Ne besojmë se këto lidhje nuk janë vetëm taktike, për të siguruar vaksina apo investime, por pasqyrojnë karakterin e regjimi në Beograd. Serbia nuk ka kufizime të tilla, përkundrazi ajo paraqet balancim të rrejshëm ndërmjet lindjes dhe perëndimit, tha ai duke nënvizuar se është e pakuptueshme se ku e gjen presidenti Vuçiç fuqinë për të penguar fqinjët dhe njëkohësisht të hutojë diplomatët amerikanë dhe evropianë, që e quajnë Serbinë udhëheqëse në rajon ndërsa ajo punon me Kinën dhe Rusinë.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …