Zgjedhjet në Kosovë do të jenë pjesërisht edhe referendum për disa çështje siç është “shkëmbimi i territoreve”, ka thotë, Edward Joseph, profesor i Universitetit “John Hopkins”, i cili ka qenë edhe pjesëmarrës në misione të ndryshme në Ballkan gjatë dhe pas luftërave të viteve të 90-ta. Joseph thotë se ndryshimi i kufijve mes Kosovës dhe Serbisë është një skenar i rrezikshëm që nuk do të zgjidhë mosmarrëveshjen në raportet mes tyre. Megjithatë, analisti amerikan, vlerëson se për çështjen e ndryshimit të kufijve, ka qëndrime të ndryshme në Uashington. Për ndikimin që mund të ketë dorëheqja e Ramush Haradinajt në dialogun Kosovë-Serbi, Joseph tha se e ardhmja politike e Haradinajt është në duart e Gjykatës në Hagë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …