Edward Joseph, profesor në Universitetin Johns Hopkins në Uashington, ka deklaruar për Radion-Evropa e Lirë se vizita e përbashkët e diplomatëve Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak në Prishtinë dhe Beograd ishte e dizajnuar që të tregonte se Uashingtoni dhe Brukseli po punojnë në partneritet të ngushtë dhe se nuk ka hapësirë midis tyre që ndonjëra palë të mund ta përdorë. I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, gjatë kësaj jave vizituan Prishtinën dhe Beogradin. Profesori Joseph tha se kjo vizitë e përbashkët ishte një përpjekje e qartë për të nxitur rinisjen e dialogut, që ka ngecur pas një sërë ngjarjesh të diskutueshme që ndodhën në vjeshtë. “Ajo që Amerika dhe BE-ja nuk mund të arrijnë në dialog – në formën siç është i strukturuar aktualisht – është ajo që i duhet Serbisë, Kosovës dhe rajonit: është zgjidhja e mosmarrëveshjeve”, konstatoi Eduard Joseph.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …