Profesori amerikan, Edward Joseph kërkon nga Joe Biden që ta bindin Ukrainën që ta njohin pavarësinë e Kosovës

Edward P. Joseph: Absurditeti i sanksionimit të një aleati demokrat siç është Kosova dhe mbështetja e autokratit pro-rus, Vuçiq

Profesori amerikan, Edward P. Joseph, ka komentuar situatën në veri të Kosovës, duke përfshirë edhe kidnapimin e tre policëve të Kosovës nga Serbia, gjë e cila ka ngjallur shumë reagime. Në shkrimin e tij për “Foreign Policy”, të titulluar “ShBA-ja po krijon një krizë në Kosovë’’, profesori amerikan e ka quajtur dëshirën e aleatëve për sanksione ndaj Kosovës si “një gabim serioz”. “Absurditeti i sanksionimit të një aleati demokrat në Prishtinë, e mbështetja e një autokrati pro-rus e manipulues si ‘partner më i mirë’, siç tha ambasadori Hill, duhet t’i jap një pauzë sekretarit Antony Blinken”, ka shkruar ai. Ndërsa në intervistën për “The Geopost”, Joseph ka theksuar edhe njëherë se ShBA-ja ka gabuar duke i lënë gjithë këtë faj Prishtinës. Sipas tij ShBA-ja bashkë me BE-në nuk janë duke e trajtuar në mënyrë strategjike çështjen e Kosovës. Ndërsa për kidapimin e policëve, ai ka thënë se me marrëveshjen e Kumanovës në mes të Serbisë dhe NATO-s, ka thënë se policia serbe duhet të qëndrojë 5 kilometra larg kufirit që e ndan Kosovën me Serbinë, duke e theksuar se “zona e gjelbër” është një pikë shumë të rëndësishme. Joseph ka theksuar se kjo çështje tani është në duart e NATO-s dhe KFOR-it, të cilët sipas tij duhet të përdorin gjykimin e tyre profesional mbi këtë çështje. Nëse nuk duan ta thonë publikisht, duhet që privatisht ta informojnë ShBA-në dhe BE-në mbi këtë çështje.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …