Eksperti dhe ligjërues në Universiteti Johns Hopkins, Edward Joseph tha për Zërin e Amerikës se institucionet e Kosovës duhet të riparojnë marrëdhëniet me aleatët perëndimorë duke përmbushur kërkesat e tyre. Ai vuri në dukje se mungesa e mbështetjes për anëtarësim në Këshillin e Evropës ilustron vështirësitë dhe paqartësitë që rrethojnë pozitën ndërkombëtare të Kosovës dhe marrëdhëniet me aleatët e saj. Po ashtu ai kritikoi qeverinë për politikat përçarëse dhe përkeqësimin e marrëdhënieve me komunitetin serb në Kosovë dhe aleatët ndërkombëtarë, duke theksuar se Kosova nuk duhet të humbasë mundësinë e anëtarësimit në Këshillin e Evropës. Ekspert dhe ligjëruesi Eduard Joseph tha me keqardhje se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara janë në pikën më të ulët, duke marrë parasysh rëndësinë e trajtimit serioz të këtyre marrëdhënieve për interesin strategjik të Kosovës.
