Eduard Jospeh: Shkaku i problemeve në Ballkanin Perëndimor është se Serbia nuk e pranon rendin perëndimor

Edward P. Joseph: Ka përpjekje serioze që Kosova të sigurojë njohjen nga Spanja, Rumania, Qiproja, Greqia e Sllovakia

Profesori i Universitetit, Xhon Hopkins në Uashington dhe një njohës i mirë i problematikeve në rajonin e Ballkanit, Eduard Xhozef  është i bindur se mjafton vetëm një ndryshim në “qasje dhe mendësi” për dialogun Kosovë-Serbi nga faktori ndërkombëtar që Kosova të njihet edhe nga pesë vendet e BE-së, të cilat nuk e kanë hedhur ende këtë hap. Ai tha për Radion Evropa e Lirë se ka përpjekje serioze që Kosova të sigurojë njohjen nga Spanja, Rumania, Qiproja, Greqia dhe Sllovakia. Sinjal i qartë për këtë, sipas ekspertit, ishte edhe deklarata e të dërguarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili tha se “njohja nga pesë shtetet në fjalë është më e rëndësishmja që Kosova mund të marrë nga çdo proces”. Propozimi, të cilit i referohet Joseph, qarkullon në mediat e Kosovës prej një muaji dhe thuhet se ka për qëllim të lehtësojë zgjidhjen e problemeve mes saj dhe Serbisë. Mes të tjerash, ai parashikon që  Serbia të mos e pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, në këmbim të anëtarësimit më të shpejtë në BE.

Kontrolloni gjithashtu

KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

Eugen Cakolli kritikon qasjen e LDK-së: Hezitimi për formimin e institucioneve është i gabuar

Hulumtuesi i KDI, Eugen Cakolli, ka kritikuar qëndrimin hezitues të LDK në raport me formimin …