Edward Joseph

Edward P. Joseph: Ka shpërputhje dhe anime në obligimet e marrëveshjes themelore Kosovë-Serbi

Profesori dhe analisti, Edward Joseph, ka vënë në dukje shpërputhjen  në obligimet e përcaktuara nga Marrëveshja Themelore mes Kosovës dhe Serbisë. Ai ka vërejtur se përderisa Kosovës i kërkohet të ndërmarrë hapa proaktiv drejt themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, përgjegjësitë e Serbisë janë shumë më të kufizuara. Serbia është e obliguar vetëm të mos pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, një detyrim që nuk ka një paralele përkatëse.Është Kosova ajo që i kërkohet të bëjë hapin afirmativ për formimin e Asociacionit. Nuk ka asnjë hap paralel, për shembull, të një asociacioni brenda Serbisë për Shqipërinë,” deklaroi Joseph për Radion Evropa e Lirë. Kundërshtimi ndaj anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare mbetet një prioritet i politikës së jashtme serbe. Profesori i sugjeroi që Amerika dhe BE-ja duhet të kenë një plan për të avancuar anëtarësimin e Kosovës në NATO, pavarësisht qëndrimeve të Serbisë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …