Efektivët e Batalionit Komando të Shqipërisë marrin pjesë në një nga stërvitjet më të mëdha të organizuara nga NATO

Efektivët e Batalionit Komando të Shqipërisë marrin pjesë në një nga stërvitjet më të mëdha të organizuara nga NATO

Efektivët e Batalionit Komando të Forcës Tokësore të Shqipërisë marrin pjesë në një nga stërvitjet më të mëdha të organizuara nga NATO që prej Luftës së Ftohtë. Në një njoftim, Ministria e Mbrojtjes thotë se komandot shqiptarë i janë bashkuar stërvitjes “Trident Juncture 2018”, pjesë e së cilës janë 50.000 trupa, 10.000 automjete, 65 anije, 250 aeroplanë nga 31 vende të NATO-s si dhe vende partnere. Kjo stërvitja po zhvillohet në Norvegji. Qëllimet kryesore të “Trident Juncture 2018” janë të trajnojnë Forcën e Reagimit të NATO-s dhe të testojnë aftësitë e mbrojtjes së aleancës.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …