Egjipti po punon për një plan, i cili në pamje të parë, duket të jetë një zgjidhje e favorshme për Gazën
Palestinians inspect the damage following an Israeli airstrike on the El-Remal aera in Gaza City on October 9, 2023. Israel continued to battle Hamas fighters on October 10 and massed tens of thousands of troops and heavy armour around the Gaza Strip after vowing a massive blow over the Palestinian militants' surprise attack. Photo by Naaman Omar apaimages

Egjipti po punon për një plan, i cili në pamje të parë, duket të jetë një zgjidhje e favorshme për Gazën

Egjipti po punon për një plan që në pamje të parë, duket të jetë një zgjidhje e favorshme për Gazën, kjo për faktin, se synon menaxhimin e ngërçit të krijuar atje pa qenë nevoja të zhvendoset popullata e munduar e enklavës palestineze thuajse të rrënuar tashmë nga konflikti i dhunshëm mbi një vjeçar me Izraelin. Në krah të Kajros janë edhe shtetet arabe, të cilat po përpiqen të minimizojnë propozimin e presidentit amerikan, Donald Trump për t’i larguar banorët nga territori, dhe që Shtetet e Bashkuara të marrin kontrollin e tij. Plani, sipas një raportimi të medias shtetërore të Egjiptit, Al-Ahram, bën thirrje për krijimin e “zonave të sigurta” brenda Gazës, ku palestinezët do të mund të qëndronin derisa kompanitë ndërtuese prej Egjiptit dhe vendeve tjera të rindërtonin infrastrukturën. Tre zonat e sigurta do të funksionin për një periudhë fillestare gjashtëmujore, sipas planit.

Kontrolloni gjithashtu

Valmir Elezi

Javën tjetër nis numërimi i votave të diasporës, votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se javën e …