Ky shkrim i Englantina Nasit na sjellë fakte e të dhëna të njohura për bashkëjetesën e disa shqiptarëve me serbët në Beograd, ku ishte edhe kryeqendra e Jugosllavisë, të cilën e përbënin popujt sllavë dhe shqiptarët e robëruar. Shkrimi në vazhdim sjellë të dhëna vetëm për shqiptarët, që kishin bërë emër dhe që njiheshin në Beograd, por jo edhe për mijëra shqiptarë të tjerë, të cilët tashmë janë asimiluar, ose janë dëbuar në vitet 1998-1999, ose kanë ikur nga Beogradi dhe qytetet e tjera të Serbisë. Numri i përgjithshëm i shqiptarëve në Beograd dhe nëpër qytetet e Serbisë, por edhe në republikat e tjera të Jugosllavisë ka qenë shumë i madh. Pjesa më e madhe e kësaj popullate, e cila ishte orientuar nëpër qytetet e ish-RSFJ-së, tashmë është asimiluar, ashtu sikur është asimiluar edhe në Turqi dhe në shumë vende të tjera të botës.)
Filologjia shqipe në Beograd
Këshilli i Fakultetit Filozofik ne Universitetin e Beogradit, me 31 maj te vitit 1925 e ka marrë vendimin te themelohet Seminari për “filologjinë shqipe”, i cili i është besuar Henrik Bariçit. Për lektor me honorar për gjuhen dhe letërsinë shqipe qe zgjedhur Xhevat Kora, ne vitin 1925, emigrant i Shqipërisë, ish-drejtor i gjimnazit në Shkodër. Ai gjatë vitit shkollor 1927/28 ka mbajtur “Kursin e gjuhës shqipe për fillestare”, pas se cilit është larguar nga Beogradi. Si lektor-vullnetar, për shkak te mungesës së mjeteve. Ndërkohë është zgjedhur Vojislav Dançetoviq ne vitin 1935, serb i Kosoves, i lindur ne Vushtrri, i cili dinte të fliste shqip. Dançetoviq, po atë vit e ka mbaruar romanistikën në Zagreb). Ne vitin 1937 ky seminar është suprimuar, gjatë kohës se afrimit te Shqipërisë me Italinë. Ne këtë fakultet, seminari për gjuhen shqipe e ka rifilluar punën ne vitin shkollor 1948/49, dhe për ligjërues është zgjedhur Vojislav Dançetoviq.
Në kohen e përkeqësimit të marrëdhënieve ndërshtetërore midis Jugosllavisë dhe Shqipërisë në vitin 1949 dy muaj është suprimuar. Pas kësaj e ka vazhduar punën normalisht. Për asistente janë zgjedhur Anton Çeta dhe Idriz Ajeti ne vitin 1950, te cilët po ashtu e kane kryer romanistikën në Universitetin e Beogradit.
Ne vitet e 60-ta, Seminari për Albanologji në Fakultetin Filologjik te Beogradit e ka vazhduar punën si dege e veçantë e gjuhës dhe letërsisëm shqipe, te cilin e ka udhëhequr dr. Vojisllav Dançetoviq, dhe pas vdekjes se tij dr. Halit Tërnavci dhe një kohe si lektore, dhe pastaj si docente dr. Gjystina Shushka.
Dikur, Beogradi ishte qendër e studimeve për shqiptarët e Kosovës
Para Luftes se Dyte Boterore, nje numer i konsiderueshem i shqiptareve te Kosoves studiuan ne Beograd. Ne gjimnazin e pare te meshkujve maturoi Mehmed Barjakterevic (Meto Bajraktari), i cili me pare per shkak te propagandimit te komunizmit, u largua nga Medreseja e Madhe ne Shkup (e quajtur “Medreseja e Kuqe”), pastaj u perjashtua nga gjimnazi ne Prishtine, u refuzua nga gjimnazi ne Vranje dhe u ndoq nga gjimnazi ne Peje. Ne Universitetitn e Beogradit drejtesine e studiuan Zenel Ajdinovic (Hajdini), Mehmet Barjaktarevic (Meto Bajraktari), Ramiz Sadikovic (Sadiku), qe te tre e kane humbur jeten si partizane ne Luften e Dyte Boterore dhe jane shpallur heronj te popullit, Rashiq Dedovic (Deda), gjithashtu e humbi jeten si partizan, Aziz Sulejmanovic, luftoi si partizan, Esad Imerovic (Imeri), Kurtesh Agushevic (Agushi).
Pas Luftes se Dyte Boterore Beogradi nje kohe ishte qender ku studionin shume shqiptare te Kosoves. Doktoret e pare te shkencave nga radhet e shqiptareve te Kosoves dolen nga Universieti i Beogradit. Idriz Ajeti, disertacionin e mbrojti ne vitin 1958 ne Fakultetin Filozofik nga lemi i shkencave filologjike. Ne Fakultetin e Shkencave Natyrore, ne vitin 1959, ne menyre madheshtore e ka mbrojtur tezen e doktoratures Dervish Rozhaja nga lemi i shkencave biologjike, dhe atehere ishte doktori me i ri i shkencave ne Jugosllavi, po kete vit ne lemin e veterines doktoroi Esat Mekuli. Hasan Kaleshi ne vitin 1960, ne Fakultetin Filozofik mbrojti tezen e doktoratures.
Martesa të përziera midis shqiptareve dhe serbëve
Ne Beograd nje numer studentesh shqiptare kane lidhur martese me serbe, Anton Çeta (i biri Lazari, jeton ne Beograd), Mark Krasniqi (e bija Drita, jeton ne Beograd), Hasan Kaleshi (dy djem, Erolin dhe Damirin), Hilmi Thaçi (e bija Valbona), aktoret Bekim Fehmiu (dy djem, Uliksi dhe Hedoni, jetojne ne SHBA) dhe Faruk Begolli, piktori Matej Rodiqi (i biri Kola), Adem Bllaca, ndihmesdrejtor i Bibliotekes Popullore te Beogradit (ne fund te viteve te 70-ta ka kaluar ne Prishtine) etj. Motra e historianit Dimitrije Bogdanovicit, autorit te “Librit per Kosoven”, ka qene e martuar per Martin Camajn, emigrant nga Shqiperia, shkrimtar, i cili e ka studiuar sllavistiken ne Beograd dhe me te cilin ka emigruar ne Itali ne vitin 1956, sepse eshte urdheruar qe ta braktise Jugosllavine. (Kane jetuar ne Mynih, ku ka qene profesor i gjuhes shqipe ne universitetin e atjeshem. E kane prishur martesen ne fund te viteve te shtatedhjeta).
Diplomati Elhami Nimani eshte martuar me Sonjen, te bijen e mitropolitit te Sremit dhe Karlovcit Rajicin, e cila ka shkuar ne Kosove ne vitin 1945 me divizionin e 46-te LN, ne repartin e Agitropit. Disa politikane shqiptare, te cilet kane jetuar ne Beograd, jane martuar me serbet e Kosoves ne mesin e tyre jane Ali Shukria me Dushanken, (i kane dy djem Zeqirin dhe Luanin), Sinan Hasani me Stanen (dy femije Ilirin dhe Dijanen), Kol Shiroka (Leken dhe Jugosllaven), Alush Gashi me Lejlen (tre djem Agimin, Skenderin dhe Fatmirin), diplomati Mesud Besniku me Momiren (vajzen Meriten, e cila ka vdekur heret), Halil Fejzullahu me Danicen, (vajzen Kaqushen, ka qene punetore e njohur politike, si dhe djemte Korçaginin, i cili e ka humbur jeten ne fatkeqesi komunikacioni, dhe Petritin hendbollist ne ekipin e “Crvena zvezdes” se Beogradit. etj. Nje numer shume i vogel i martesave eshte bere midis shqiptareve dhe serbeve. Nje nga rastet e rralla eshte midis Eleonores, e bija e politikanit Mehmet Hoxhes dhe Boshko Jovanovicit ( kane dy djem).
Shqiptaret e dalluar të cilët ishin banorë të Beogradit
Ne mesin e shqiptareve qe jetuan dhe qe jetojne dallohen Mehmet Hoxha, Ismet Shaqiri, Alush Gashi (mbesa e tij Antigona Andonov eshte gazetare e njohur ne RTV B92), Ali Shukria, Sinan Hasani, Kol Shiroka, Hadije dhe Murat Morina (djemte e tyre Edmondi dhe Petriti jane eksperte per kompjutere, tani jetojne ne boten e jashtme), Sokol Nimani, drejtor i Fondit per Rezerva, me bashkeshorten Antigonen, perkthyese dhe spikere (ata me femijet, Akilin dhe Zanen u shperngulen ne Kanada kur filluan lufterat ne ish-Jugosllavi), ambasadoret Elhami Nimani, Rexhep Xhiha, Xhavit Emini, Gjon Shiroka, Mesud Besniku, Kol Shkreli, (Elhami Nimani pas nje ngjarjeje tronditese, u sulmua fizikisht, vdiq me 1998, ne varrimin e te cilit ne Beograd u grumbulluan shume miq per t’i dhene lamtumiren e fundit), perkthyesi dhe shkrimtari Sitki Imami, gazetaret Hilmi Thaçi, korrespondent i “Rilindjes” dhe Masar Murtezai, redaktor i emisioneve ne gjuhen shqipe te TV Beogradit (68-74), me vone shef i kabinetit te Fadil Hoxhes dhe Sinan Hasanit, eproret ushtarake te larte Xhemail Bajraktari, i cili beri vetevrasje, dhe Imer Dauti, i cili ishte disa vite komisar i Spitalit Ushtarak te Beogradit, e pastaj punoi si historian ne Institutin Ushtarak per Histori.
Doktoret Beqir Saitoviq, kirurg ne Spitalin e Traumatologjise dhe Ortopedise (vdiq ne vitin 1976), dhe Zekeria Elmazi, internist ne Entin per semundje interne dhe cerebralo-vaskulare, Albert Dushi, drejtor i “Filmske novostit” (Kinoditarit), Sherif Dunica, profesor ne Fakultetin e Ndertimtarise, Ismet Gjoshi, zbutes i njohur i qeneve dhe autor i librit “Zbutja dhe zbukurimi i qeneve”, i cili u ribuotua disa here, Shefik Kryeziu, pilot i aviacionit ushtarak, i cili u pushua nga puna me 1993, tani biznesmen i suksesshem, Ilaz Lushta, perfaqesues i metalurgjise eke ne Beograd, ekspert i dikurshen ne Minieren e Trepes dhe perfaqesues i saj ne ekosllovaki, avokati Hysni Bytyqi i cili ne Beograd ka ardhur ne vitin 1963 ku gjate punes e ka mbaruar shkollen fillore dhe te mesme, dhe ka diplomuar ne Fakultetin e Drejtesise ne Beograd, kurse ka doktoruar te drejten ne Tirane (kete ne vitin 2002 ne banesen e vet bashke me bashkeshorten e kane sulmuar disa persona te panjohur, per ka ka shkuar per sherim ne Londer ku ka vazhduar te jetoje).
Ali Taraku, kapiten i ekipit perfaqesues te volejbollit jugosllav dhe trajner i ekipit te femrave “Radniki” te Beogradit (vdiq ne vitin 1980), Petrit Fejzullahu, hendbollist i shkelqyer ne klubin e “Crvena zvezdes” edhe ne ekipin perfaqesues te Jugosllavise.
Fahri Musliu, gazetar i cili nje kohe ishte korrespodent i “Rilindjes”, pastaj i “Bujkut”, i te perditshmes “Zeri” te Prishtines, por ne te njejten kohe dhe i “Zerit te Amerikes”, aktualisht korrespondent nga Beogradi i RTK-së.
piktoret Matej Rodici dhe Isak Asllani, xhirues televiziv Fatmir Nushi, i cili eshte mjeshter i spoteve muzikore, Petrit Imami, profesor i skenarit per film ne Fakultetin e Arteve Dramatike ne Beograd i cili ne vitin 2000 e botoi librin “Serbet dhe shqiptaret nder shekuj” (Simonidat B92), ku i trajtoi marredheniet politike dhe kulturore midis ketyre popujve, aktoret Bekim Fehmiu, Faruk Begolli dhe Enver Petrovci, te cilet arriten karriere artistike shume te suksesshme ne Beograd.
Cilët shqiptarë ishin më të njohur në Beograd?
Padyshim me i njohuri eshte aktori i famshem i filmit Bekim Fehmiu. Me rastin e vizites Beogradit qysh ne vitin 1962, shkrimtari i njohur francez, Zhan Pol Sarter e verejti talentin e Bekimit ne shfaqjen e drames se tij “Pengjet nga Altona” edhe pse ai pati nje rol shume te vogel, i cili zgjati vetem disa minuta. Famen boterore e arriti ne filmin jugosllav “Mbledhesit e puplave” i cili ne vitin 1967 ka bere buje ne festivalin e filmit ne Kane. Ne Beograd e botoi pjesen e pare te memoareve te veta “Shkelqimi dhe tmerri”, ku ne menyre terheqese e pershkruan femijerine e vet ne Prizren. Gjate viteve te 80-ta nje nga kengetaret me te popullarizuara te pop-muzikes ishte Zana Nimani. Edhe pse nuk jeton me ne Beograd kenget e saj edhe sot e kesaj dite degjohen me te madhe.
A ka pasur shoqata të shqiptarëve në Beograd?
Menjehere pas Luftes se Dyte Boterore eshte formuar nje shoqate e shqiptareve e cila ka vepruar nje kohe shume te shkurter. Nga mesi i nentorit te vitit 1957 ne Universitetin e Beogradit u themelua Shoqata letrare “Perpjekja”, te cilen e perbenin studentet shqiptare te cilet kishin ardhur per te studiuar. Ajo se shpejti u be shoqate letrare-muzikore dh gjate ekzistimit te saj zhvilloi aktivitete mjaft te begatshme. Iu ndalua puna ne vitin 1984. Ne maj te vitit 1990 nje grup i shqiptareve biseduan per mundesine e formimit te nje shoqate te shqiptareve, ku nismetare ishin korrespodenti i atehershem i “Rilindjes” Fahri Musliu dhe Hysni Bytyqi, avokat ne Beograd, por shpejt u pa se nje gje e tille ne ate kohe ishte e pamundur. Ajo shoqate eshte dashur te quhet “Nene Tereza”.
Disa rrugve në Beograd iu dhanë emra të shqiptarëve
Skender-Begova Ulica (Rruga e Skenderbeut) gjendet ne pjesen e vjeter te Beogradit, ne Dorqol dhe quhet sipas heroit me te madh te kombit shqiptar, Gjergj Kastriot Skenderbeut qe nga viti 1896.
Nje nga rruget me te vjetra ne qender te Beogradit “Makedonska ulica”, prej vitit 1872 deri 1896 eshte quajtur “Kastriotova ulica” (Rruga e Kastriotit), ne kohen kur eshte menduar se ai ka qene me origjine serbe.
Ulica Majke Angeline (Rruga e Nenes Angjeline) e mban emrin e bijes se Arianitit e cila eshte e martuar ne Shkoder me 1460 per princin serb Stefanin e Verber. Ai ishte i biri i Gjuragj Brankovicit nga Smedereva, te cilit per denim i ka nxjerre syte ne vitin 1441 dhendrri i tij, Sulltan Murati II.
Angjelina u eshte perkushtuar te varferve dhe te semureve, per ka ne Srem e kane quajtur “Nene Angjelina”. Ne shenje perkujtese per te, Kisha Ortodokse Serbe e kremton 12 gushtin si Dite te Shen Angjelines. Ne fillim te shek. XVII kulti i saj eshte perhapur edhe ne Rusi.
Prej vitit 1940 ne Beograd nje rruge ne komunen Zvezdara quhet sipas saj. Kondina ulica (Rruga e Kondes) quhet sipas nje shqiptari ortodoks nga Shqiperia Jugore, i cili ka treguar trimeri te madhe ne vitin 1806 kur Beogradi eshte liruar nga turqit. Kjo rruge ne qender te Beogradit e mban emrin e tij prej vitit 1872.
Esad-pasina ulica (Rruga e Esad Pashes) eshte emertuar me emrin e ketij shqiptari ne shenje mirenjohjeje, pasi i ka ndihmuar ushtrise serbeve gjate terheqjes permes Shqiperise. Gjenerali serb, Dragutin Milutinoviq ka thene: “Sikur te mos e kishim pasur Esadin si mik, ne do te kalonim edhe me keq ne vitin 1915 me rastin e terheqjes”. Pikerisht per shkak te kesaj nje rruge ne komunen e Vozhdovcit e mban emrin e tij prej viti 1935.
Ulica Sadika Ramiza (Rruga e Ramiz Sadikut) e ka marre emrin sipas ketij revolucionari dhe komunisti nga Kosova, hero i popullit ne Luften e Dyte Boterore. Rruga gjendet ne Beogradin e Ri, afer bregut te lumit Sava, ne lagjen e dikurshme te punetoreve, sot jo larg hoteleve me luksoze ne Beograd “Hajatit” dhe “Interkontinentalit”.
Skadarska ulica (Rruga e Shkodres) konsiderohet si nje nga rruget me atraktive ne Beograd, ne te cilen gjenden disa kafene te vjetra shume te vizituara, dhe kete emer e ka marre qysh ne vitin 1872. Kjo rruge dhe pjesa e qytetit eshte e njohur edhe me emrin Skadarlija. Me te njejtin emer quhet edhe nje rruge e vogel ne Zemun. Albanska ulica (Rruga e Shqiperise) gjendet ne nje nga komunat me te vjetra te Beogradit, ne Palilule. Kete emer e ka marre ne vitin 1927, dhe e ka pasur deri ne vitin 1972, kur eshte ndryshuar ne “Ulica Albanske spomenice” (Rruga e Perkujtimores se Shqiperise). Emrin e ka marre sipas asaj qe kane mbajtur mend ushtaret serbe te cilet jane terhequr ne kushte shume te renda permes Shqiperise ne vitin 1915.
Ne komunen e Zemunit, menjehere pas Luftes se Dyte Boterore, gjithashtu, nje rruge poashtu eshte quajtur Abanska ulica, dhe kete emer edhe sot e kesaj dite e mban. Draka ulica (Rruga e Durresit) gjendet ne pjesen e vjeter te qytetit, ne Dorqol, dhe kete emer e ka marre ne vitin 1930 sepse ai qytet ne Shqiperi u ka mbetur ne kujtese te bukur ushtareve serbe gjate viteve 1912-1913. Ljeska ulica (Rruga e Lezhes), e cila gjendet ne komunen e ukarices, e ka marre kete emer ne vitin 1930 per shkak te kujtimeve te cilat i kane pasur ushtaret e Ushtrise serbe ne vitin 1912, kur me 18 nentor e kane liruar kete qytet nga turqit, dhe me 1915 kur ne rruget e ngushta te ketij qyteti, ne rrugen ne drejtim te Durresit, kane kaluar shume ushtare te rraskapitur serbe dhe civile duke u terhequr para ushtrise austriake.
Palata Albanija (Pallati i Shqiperise) gjendet ne vendin ku para Luftes se Pare Boterore, ne qender te Beogradit, ka qene kafeneja “Albanija”, emrin te cilin pronari ia ka dhene per ndere te luftetareve serbe te cilet ne vitin 1912-1913 kane luftuar ne Shqiperi. Eshte ndertuar ne vitin 1939 dhe ka qene ndertesa me e larte ne ate kohe ne Jugosllavi, te cilen e kane quajtur “Pallati i Shqiperise”, sipas kafenese ne fjale, dhe me kete emer beogradasit e quajne edhe sot e kesaj dite.
Kontrolloni gjithashtu
Hykmete Bajrami: Qeveria e kanë shti buxhetin në thes të babadimrit dhe kanë dalë me ble vota
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës , Hykmete Bajrami ka komentuar vendimin e …