Kosova si shtet ka një sistem ekonomik të brishtë me një sektor privat të pa fuqizuar e sidomos të atë prodhimit dhe me një varësi të madhe nga importi. Kosova pas lufte është karakterizuar më një treg të pangopur që do të thotë çka është plasuar në treg është konsumuar. Raportet tregtare të Kosovës janë të “tmerrshme” me vendet e tjera dhe kjo më së miri përkufizohet nga analiza e raportit eksport-import, ku është 1-9 që nënkupton që kemi një bilanc tregtar negativ ku vetëm 10% e eksportit e mbulon importi, ndërsa pjesa tjetër terhiqet si para e gatshme përmes instrumenteve të taksave, tatimeve për t’a mbuluar importin e shprehur si para kesh e dalur jashtë vendi.
Mungesa e investimeve dhe e funksionimit të sektorit të prodhimit ka bërë që tregu i Kosovës të vërshohet nga produktet e huaja duke pamundësuar kësisoj rritjen ekonomike dhe implikimet e saj në punësim, mirëqenie dhe zhvillim ekonomik. Kosova fatkeqësisht me as një produkt nuk mund t’i mbuloj kërkesat e tregut vendor. Nënshkrimi i marrëveshjes tregtare CEFTA ka qenë i favorshëm për vendet e tjera që kanë një bilanc tregetar pozitiv dhe që eksportojn produktet siç janë: Serbia Shqipëria, Maqedonia e Veriut por jo edhe për Kosovën e duke i’a shtuar faktin që këto vende kanë aplikuar barriera tregtare (tarifore, jo tarifore) për produktet “Made in Kosovo”, e ka penalizuar edhe më shumë ekonominë e saj. Kosova duhet të krijoj sektorë të prodhimit efikas dhe efektiv në mënyrë që t’a përmirësoj bilancin tregtar dhe në të njejtën kohë të jetë e gatshme të ekspozohet në konkurrencë ndërkombëtare.
Covid 19 vuri në pah edhe një rendesin e madhe per fuqizimi të sektorit prodhimit sidomos tek produktet esenciale nga rritja eksponenciale e kerkese ku u karakterizua me munges te madhe te tyre ne treg duke derivuar edhe krijim “karteleve” qe jane veprime jo te ndergjegjshme dhe cenojn kokurushmerin neper sektor. Qeveria duhet të ndërmarr masa mbrojtëse përmes politikave ekonomike për suportimin e prodhuesve vendor dhe t’i mbroj nga çmimet damping prodhuesit vendor përmes aplikimit të masave antidamping të shprehura si tarifave, kuotave dhe të realizoj reciprocitet sistematik në bazë të rasteve ndaj secilit vend që aplikon standarde të dyfishta dhe barriera ndaj prodhuesve Kosovarë. Orientimi sasior – cilësor në rritje të produktivitetit, investimeve, prodhimit do të mundësoj injektim të mjeteve në ekonomi dhe do të rigjeneroj strukturën ekonomike të Kosoves.