Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Diaspora “batanije ” e rëndësishme në këtë periudhë të veshtirë të krizës për qytetarët…

Diaspora, “batanije ” e rëndësishme në këtë periudhë të veshtirë të krizës për qytetarët. Kosova po përballet me një situatë të vështirë socio-ekonomike marrë parasysh rritjen enorme të çmimeve për një pjesë të madhe të të mirave të konsumit bazik dhe të mirave të tjera. Rritja e çmimeve dëmtojnë në masë të madhe mirëqenien e qytetarëve, duke rritur kështu koston e jetës dhe rënduar buxhetin familjar edhe ashtu të varfër e sidomos të kategoritë sociale. Pos krizë me çmime qytetarët po përballen edhe me krizë energjetike e cila lidhet drejpërsedrejti me mirëqenien e tyre e sidomos në këtë periudhë të vështirë dimri duke pas parasysh nevojën esenciale që kanë sidomos për shfrytëzimin në amvisëri për plotësimin e nevojave bazike. Sinergjia e këtyre dy problematikave ka prodhuar një krizë që njihet si kriza e rritjës së kostos së jetesës.

Për qytetarët e cila është e pazgjidhur për qeverinë pavarësisht arsyetimeve dhe kritikave ndaj ish pushteteve pa plane konkrete, pa strategji e rrjedhimisht edhe pa zgjidhje. Diaspora mbetet infuzioni më i rëndësishëm ekonomik e jo vetëm për Kosovën sepse të gjitha faturat e paftësisë sonë, gjithmonë i kanë paguar ata e kjo do të ndodh edhe tani. Trendi i madh i ardhjës se diaspores jo vetëm qe do të injektojë milionë euro në ekonominë vendore me ndikim direkt përmirëson mirëqënien sociale të rënduar dhe infuzion i rëndësishëm për bizneset që operojnë në një situatë të rënduar ekonomike si pasojë e rënies së kërkesës agregate në shumë sektorë për shkak të rritjes se çmimeve të të mirave bazike dhe rritjes se tendencës margjinale të të ardhurave në konsum, por do të jetë ajo “batanija” qe do të na mbajë ngrohtë në këto ditë të ftohta në të gjitha aspektet shoqërore.

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …