Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Diplomaci profesionale apo klanore?!

– Shteti i Kosovës është përballur me probleme të mëdha që nga shpallja e pavarësisë pothuajse në të gjitha digasterët. Nëse e marrim dhe e analizojmë trendin e njohjëve të shtetit të Kosovës, në fillet e para kurba e njohjëve ka pasur një ekspancion të madh kjo fal lobimit të madh të aletëve tanë strategjik të cilët kishin një impakt të madh në rritjën e subjektivitetit ndërkombëtar të shtetit. Diplomacia është  një faktorë i rëndësishme i bashkëpunimit, promovimit dhe thellimit të marrëdhënieve të shtetit me shtete tjera dhe organizatat ndërkombëtare, duke rritur kredibilitetin dhe reitingun ndërkombëtar në të njejtën kohë duke  mundësuar një frymë të re të kooperimit ndërinstitucional në të gjitha fushat me impakt në fuqzim të shtetit në arenën ndërkombëtare. Fatkeqësisht Kosova nuk ka arritur të krijoj një diplomaci profesionale e cila ka dije, aftësi, potencial e mbi të gjitha njeh më saktësi problemet dhe jep zgjidhje duke krijuar një frymë bashkëpunimi në radhë të parë e më pastaj adresimin e saktë të çështjeve me interes nacional dhe ruajtjes së subjektivitetit të shtetit. Kosova nuk ka një strukturë diplomatike adekuate për faktin se përfaqësimi më i madh diplomatik bëhët mbi baza politke gjë që e dëmton tej mase këtë digaster me rëndësi jetike për ndërkombëtarizimin e vendit dhe rujtjen e retingut ndërkombëtar. “Diplomacia klanore” jo vetëm që nuk po arrin që të promovoj vendin, por edhe që ta dëmtoj në proceset ndërkombëtare siç ishte rasti me UNESKO-në, ku diplomacia Kosovare pësoj humbje të madhe, kjo si pasojë e “militanëve diplomat”.

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …