leoni

Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Inflacioni eksponencial, nevojë imediate për ngritje të çmimeve

Rritja e përgjithshme e nivelit të çmimit me mbi 20% ka rënduar në masë të madhe buxhetin familjar, ka rritur koston e jetesës dhe ka ulur tej mase fuqinë blerëse të të ardhurave reale familjare. Mosveprimi i qeverisë deri më tani ka bërë që një pjesë e madhe e të punësuarve në sektorin publik  janë detyruar që t’i futën grevës më së të arsyeshme që të këtë ngritje të pagës në vlerë prej 100€ që se paku të revitalizojë në aspektin monetar ndikimin e këtij inflacioni, pra së paku fuqia blerëse e pagës të jetë e përafërt më muajin shkurt të këtij viti. Paga mesatare llogaritet diku 420€ ku me këtë inflacion mesatar fuqia e saj është diku 300€ më e ulët për 120 euro si fuqi blerëse se, andaj duhet veprime konkrete për t’iu dalë në ndihmë kategorive të caktuara për ta ruajtur mirëqenien bazike. Qeveria me rritje të çmimeve ka alokuar shumë më shumë mjete nga tatimet, taksat, dogana ku vlera arrin mbi 700milion euro  në buxhet, ku tani duhet një plan konkret i rishpërndarjes se të hyrave të kategoritë e qytetarëve. Kërkesa prej 100 Euro është e arsyeshme dhe si e tillë duhet që përmes një dialogu social të arrihet një marrëveshje e tillë, së pari për ta evituar vakumin institucional, të filloj mësimi, të filloj punën në administratë dhe të mos kemi kosto më të mëdha sociale. Qeveria duhet të zgjohet nga gjumi dhe të veproj, përndryshe rrezikojmë të futemi në një krizë edhe më të madhe ekonomike dhe sociale. Dialogu dhe ruajtja e kohezionit social janë parime substanciale për të tejkaluar këtë periudhë amullie e krize.

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …