Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Masat anti-inflacion që duhen ndërmarr për ruajtjen e mirëqënies e qytetarëve

Rritja e çmimeve ka dëmtuar në masë të madhe buxhetin familjar e rrjedhimisht edhe mirëqenien e qytetarëve. Rritja e përgjithshme e çmimeve ka një karakter rritës që në qershor  është 14.1%, ndërsa për mallrat nga importi janë rritur  24% kanë ulur ndjeshëm fuqinë blerëse të qytetarëve. Rritja e çmimeve në nivel global kërkon masa dhe veprime lokale për t’iu ndaluar në ndihmë qytetarëve dhe për t’i evituar kostot sociale.
Masa e parë : Largimi i TVSH-së për të produktet esenciale për një periudhë kohore 3 muaj ose rritja e listës se produkteve me normë të TVSH-së të përgjysmuar prej  8% ashtu siç e parasheh edhe ligji. Pos vendosjes se çmimit tavan për derivate duhet të reduktohet akciza dhe të hiqet TVSH, kështu qytetarëve do t’iu mundësohej blerja e një litre nafte 1.29 cent.
 Masa e dytë: Indeksimi i pagave, pensioneve, skemave sociale në vlerë të infalcionit si instrumente monetare të ludtimit të infalcionit.
Masa e tretë: Rritja e fondeve dhe subvencioneve për fuqizim të kapaciteteve prodhuese vendore e në theks të veçantë bujqësia, rritja e subvencioneve për bujqësi në mënyrë që të rrisin sipërfaqet dhe rendimentin me produktet esenciale gjatë kësaj përiudhe kohore specifikishit të drithërat, pemët, perimet.
Masa e katër:  Jo e preferuar por, nëse nuk ka ndonjë veprim  konkret për 3 masat paraprake atëherë duhet të gjejm zgjidhje lejimi i mjeteve të trustit edhepse praktikisht kostot edhe në aspekt të dëmtimit të strukturës së fondit pensional, social dhe ekonomik në periudhë kohore afatgjate do të ishin më të mëdha sesa përfitimet momentale të disa  individëve dhe si e tillë kjo masë krijon papabrazi sociale në shpërndarje dhe përfitim.

Masa e pestë: Me karakter proaktiv, ndërmarrja e veprimeve konkrete nga ministria dhe koordinimi me lobiat të fushës së energjisë për të hartuar një plan konkrete të furnizimit më energji elektrike gjatë periudhës së dimirt marrë parasysh indikatorët shqetësues që janë dhe parashikimet që do të futemi në një krizë energjetike shumë të madhe dhe normalisht pos mungesës se energjisë edhe çmimet do të jenë ekstremisht të larta, andaj duhet të mendohet që tash të sigurohet energjia përmes nënshkrimit të parakontratave për blerje të energjisë në bazë të vlerësimeve për rritje të kapaciteteve furnizuese gjatë dimrit ku do të jetë një situate tepër e veshtirë për qytetarët e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …