“Maskat apo masat” – Shëndeti dhe ekonomia- Kosova gjendet në një fazë të ndjeshme në aspektin inkluziv, kjo për faktin që situata politike, shëndetësore dhe ekonomike është në një fazë tepër kritike. Pandemia COVID 19 dhe masat që janë ndërmarrur nga institucionet e Kosovës si masa preventive për disa sektor kanë qenë tepër destruktive sidomos për sektorin e gaztronomisë. Ti kthehemi pak retrospektives pas lirimit të masave ku vlerësimi i situatës epidemiologjike ishte i moderurar e vetmja gjë që na kërkohej ishte mbani maskën dhe distancën në një ekonomi të hapur qe për pjesën më të madhe ishte shumë e lehtë që të bëhej kjo. Nenglizhenca, moskujdesi dhe komoditeti i tepruar bëri që numri i rasteve të rritje dhe normalisht institucionet u detyruran që t’i ashpërsojnë masat, sepse kostot shëndetësore ishin të mëdha, ndërsa me këto masa implikimet në jetën ekonomike ishin të patjetërsueshme. Mos respektimi i masave nga individët dhe bizneset bëri që të rritet numri i infektimeve e sidomos nga sektori i gastronomisë, i cili ishte më i afektuari nga pandemia, por prapë se prapë ata vazhduan me avazin e vjetër duke mos iu interesuar përfillja e masave dhe asaj se çka do të ndodh më tëj. Masat që janë ndërmarrur po cilësohen si shkatërruse për ekonomi dhe ashtu është por më shkatrruese duhet të cilësohet mosvetëdija e disave që po bëhët kosto e të gjithve. Ekonomia e Kosovës pritet që të tkurret -9.2% e shprehur si rënje e GDP-së me 8.8% dhe kjo do ta vështirësoj jetën socio-ekonomike dhe do të këtë pasoja të paprecedent edhe në aspektin e mirëqenies se qytetarëve të Kosovës. Ndihma në pandemi nuk është obligim vetëm i qeverisë, të gjithë duhet të kontribuojmë më përgjegjësi të plotë që na takon në mënyrë qe fajin ta shpërndajmë nga individi deri të institucioni. “Shpëtimi shëndetësor dhe ekonomik varet nga ne pa dallim individ, institucion.
Kontrolloni gjithashtu
Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !
Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …