(Interesat energjetike ne funksion të “grupeve “)
Fatkeqësisht, Kosova nuk ka arritur të orientohet me zhvillimin e një strategjie konkrete energjetike.
Mbi 95% e energjisë prodhohet nga termocentralet.
Mungesa e qartë e ideologjisë dhe konceptit të krijimit të një sistemi të qëndrueshëm energjetik të bazuar në energjinë e rinovueshme qoftë ne panela solare ose energji me burim eren.
Strategjia e Energjisë 2022-2030 pa një plan konkret zbatimi nga Ministria e Ekonomisë, qëndron vetëm në sirtar.
Dyfishimi i çmimeve të energjisë, rritja e tarifave 104% brenda 2 viteve të fundit, pra pagesat e tarifave 7.79 dhe 3.31 dhe me mbi 800 Kw mbi 14 centë tregon barrën e tepruar që ka rënduar mbi buxhetin e familjeve kosovare.
Masa e subvencionit e menduar keq në lidhje me transformimin e sistemit të ngrohjes nga burime klasike në burime energjie (ngarkesë kapaciteti).
Importimi i energjisë me dyfishin e çmimit të tregut, sepse nuk mendojmë të nënshkruajmë herët kontrata për furnizim, por një ditë më parë kemi nevojë për energji.
Refuzimi i projekteve strategjike energjetike si gazi amerikan.
Vazhdimi i miratimit të rritjes së fundit të çmimit të energjisë prej 15% jo vetëm që do të ndikojë drejtpërdrejt në faturën, por do të rrisë drejtpërdrejt edhe koston e prodhimit dhe për rrjedhojë edhe çmimin e shitjes.
“Ka një mungesë thelbësore të njohurive ekonomike për të kuptuar nevojat e këtij sektori të rëndësishëm për Kosovën”.