Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Mungesa e politikave ekonomike pamundëson zhvillimin e ekonomisë

Kosova si shtet ka një sistem ekonomik të brishtë me një sektor privat të pa fuqizuar e sidomos të atë prodhimit dhe me një varësi të madhe nga importi. Kosova pas lufte është karakterizuar më një treg të pangopur që do të thotë çka është plasuar në treg është konsumuar. Raportet tregtare të Kosovës janë të “tmerrshme” me vendet e tjera dhe kjo më së miri përkufizohet nga analiza e raportit eksport-import, ku është 1-9 që nënkupton që kemi një bilanc tregtar negativ ku vetëm 10% e eksportit e mbulon importi,  ndërsa pjesa tjetër tërhiqet si para e gatshme përmes instrumenteve të taksave, tatimeve për t’a mbuluar importin e shprehur si para kesh e dalur jashtë vendi. Mungesa e investimeve dhe e funksionimit të sektorit të prodhimit ka bërë që tregu i Kosovës të vërshohet nga produktet e huaja duke pamundësuar kësisoj rritjen ekonomike dhe implikimet e saj në punësim, mirëqenie dhe zhvillim ekonomik. Kosova fatkeqësisht me as një produkt nuk mund t’i mbuloj kërkesat e tregut vendor.

Nënshkrimi i marrëveshjes tregtare CEFTA ka qenë i favorshëm për vendet e tjera që kanë një bilanc tregetar pozitiv dhe që eksportojn produktet siç janë: Serbia Shqipëria, Maqedonia e Veriut por jo edhe për Kosovën e duke i’a shtuar faktin që këto vende kanë aplikuar barriera tregtare (tarifore, jo tarifore) për produktet “Made in Kosovo”, e ka penalizuar edhe më shumë ekonominë e saj.  Të dhënat nga Tregtia e Jashtme të Mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të lartë. Ne aspektin e masave “ulja e TVSh-së për produktet bazike esenciale, rritja e listës së produkteve që paguajnë TVSh të përgjysmuar dhe se më efikase fuqizimi i prodhimit të brendshëm dhe rritja e inspektimeve për luftimin e karteleve që mund t’i bëjnë bizneset për qëllime të profiteve personale” mund të mbajnë inflacionin në nivele të volitshme dhe stabile. Në aspektin ekonomik do të kishte ndikim sadopak në uljen e marzhës së fitimit dhe normalisht në ulje të çmimit të shitjes që nuk do të ishte problem për bizneset e mëdha, por kjo do të kishte impakt negativ për bizneset e vogla familjare dhe do të ndikonte drejtpërdrejt në mbylljen e shumicës së tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Bashkimi Demokratik për Integrim bën thirrje për ndërhyrje urgjente drejtuar faktorit ndërkombëtar

Ngjarjet e rënda që ndodhën mbrëmë në Kumanovë, ku disa makina dhe një dyqan të …