Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Ndërmarrje publike apo politike

Sektori publik në Kosovë është karakterizuar më një paftësi të funksionimit për arsye të interferimeve të mëdha politike. Ndërmarrjet publike janë ndërmarrje në të cilat pronare është qeveria në kuptimin e asaj qe bordi i përzgjedhur është nga institucionet e shtetit si  organ drejtus, vendimarrës dhe të hartoj strategji  për ndërmarrje publike përkatëse. Ndërmarrjet publike ofrojn produkte dhe shërbime mbi bazën e të cilave gjenerojn edhe të hyrat e kompanisë dhe në suaza normale edhe profit. Ndërmarrjet publike jo qe nuk gjenerojn profit por fatkeqësisht pjesa më e madhe e tyre tash e një kohë të gjatë punon më humbje sa që ka dërguar disa herë në prag të kolapsit financiar dhe ka qenë e nevojshme intervenimi imediat i qeverisë. Implikimet politike, jokoherenca, joprofesionalizmi dhe mungesa e dijës menxhuese janë faktorët kyç të cilët e kanë ngulfatur funksionimin e këtyre ndërmarrjeve.

 

Për vite më radhë këto ndërmarrje janë parë thjeshtë si vatër e punësimeve partiake të cilat jo që s’kanë qenë profesionale por e kanë pamundësuar edhe realizimin operativ të punëve në të njejtën kohë kanë shkaktuar kosto direkte e indirekte si pasojë e stërngarkimit administrativ e operativ me punonjës. Fakti që këto ndërmarrje nuk kanë pasur një strategji të qartë të operimit, plane funksionale të punës dhe bashkrëndim të zingjirit komanduese në kontekst të struktures organizative ka pamundësuar aplikimin e teknologjive dhe inovacioneve për të rrituar aftësitë konkurruese dhe në të njejtën kohë për t’a rritur përformancën dhe produktivitetin me implikim në gjenerim të të hyrave dhe likuiditet.

 

Politika ka pasur impakt që të pamundësoj aplikimin e qeverisjes korporative si sistem kyç i balancimit të interesave të të gjitha palëve. Po ashtu jo profesionalizmi i bordit ka pamundësuar implementimin e parimeve qeverisëse përgjegjësi, transparencës, llogaridhënies, drejtësisë si komponente kyçe në rritje të kredibilitetit, përformancës dhe reputacionit. Transparenca dhe profesionalizmi në përzgjedhjen e antarëve të bordëve, bërja publike e raporteve financiare, kostot e strategjisë së marketingut, kontratave janë fundamentale për të pasur një adresë të qartë ku të kërkohet llogaridhënie. “Strategjia për revitalizmin e ndërmarjeve publike është nevojë imediate”.

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …