Oligarkët e krizave përball mosveprimit institucional – Situata e brishtë socio-ekonomike në të cilën gjendet Kosova ka dëmtuar në masë të madhe mirëqenien e qytetarëve. Rritja eksponenciale e çmimeve të të mirave bazike brenda natës si pasojë e propagandës, panikut dhe mosveprimit institucional dëmtoj në menyrë direkte buxhetin familjar. Ngritja e çmimeve të shumë produkteve, duke filluar nga mielli me një rritje deri mbi 20%, pastaj rritja e çmimit të vajt me një rritje “apokaliptike ” nga 1.60 sa ishte çmimi i tregut në 3.49 euro, çmimi i naftës nga 1.30 në 1.82 euro e shumë e shumë të mirave të tjera që fatkeqësisht karakterizohet si një marrëveshje e fshehur e disa oligarkëve që shfrytëzojnë situatat e krizës që përmes propagandës, panikës, kuotave ndikojnë drejtpërsedrejti në rritjen e çmimeve të këtyre të mirave bazike e sidomos rritja e çmimeve të shporta fikse. Qeveria në vend që të funksionalizojë mekanizmin e Autoritetit Kosovar të konkurrencës për ta ruajtur konkurrueshmërinë dhe për t’i evidentuar shkeljet, shtimi i kontrollit dhe aplikim i masave ndëshkuese për të gjithë keqpërdoruesit e krizës pa asnjë tolerancë. Qytetarët e Kosovës paguajnë koston e përfituesve dhe mosveprimit institucional. Reflektim!
Kontrolloni gjithashtu
Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !
Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …