Egzon Kastrati

Egzon Kastrati; OrIentimi  i Kosovës në burime alternative të energjisë, nevojë strategjike e zhvillimit të konceptit të ekonomis se qendrueshme

Kosova si vend për vite më radhë strategjinë e zhvillimit e ka mbështetur në resurset natyrore nëntokësore. Resurset natyrore nëntokësore në Kosovë janë shumë të mëdha, por ende me potencial të pashfryteëzueshëm.Nëse e marrim dhe e analizojm orientimin ekonomik të Kosovës në energji si shfrytëzuese e këtyre burimeve ajo çka vërehet është qasja primitive e orientimit ekonomik duke prodhur energji nga termocentralet
Me mbi 95% që konsiderohen ndotësit më të mëdhenj të mjedisit. Kosova në vend që të krijoj momentume të reja në zhvillim duke shfrytëzuar resurse për të prodhuar një energji të rigjenerueshme e cila është sot me pjesmarrjeë vetëm 5 % e e cila është më ekologjike dhe në të njejtën kohë efiçente. Ideologjia e zhvillimit të Kosovës duhet të kaloj nga ajo klasike në moderne duke inkorporuar ide, plane, strategji  moderne e orientuar në riindustrializim, në postindustrializim dhe në suaza më të avancuara, burim kryesor i zhvillimit ekonomik të jetë dija si instrument.
Ndërtimi i termocentralit të ri do të ishte një gabim i njejtë i orientuar në padijshmëri ekonomike dhe kjo vetëm sa do ta rriste koston e energjisë dhe do të ishte barrë e tepërt për qytetarët e  shton këtu edhe shfrytezimin e burimeve ujore si shfrytëzim për funksionimin e termocentraleve siq është Iber-Lepenci dhe Liqeni i Ujmanit  ku incidenti i fundit rrezikoj furnizimin me energji në tërë teritorin e Kosovës, Kosova duhet që të ndërtoj kapacitet të tilla që ta rrisë konkurrueshmërinë dhe përnjëmend të quhet shtet i dijës dhe inovacionit si koncepte fundamentale të orientimit dhe zhvillimit bashkëkohor dhe më gjenerim të madh të të ardhurave dhe punësimit. Kosova duhet të marrë shembull vendet e tjera për t’u orientuar në ideologji të zhvillimit modern dhe të qëndrueshëm. Politikat ekonomike  janë tepër të rëndësishme për t’i hapur rrugë jetësimit të një ideologjie ekonomike moderne, sepse krahas kësaj duhet dhe një sinkronizimi i përgjithshëm i të gjithë akterëve për revitalizimin e ekonomisë.
Strategjia e energjisë duhët të jetohet në praktikë e jo tëmbetet dokument në sirtar!

Kontrolloni gjithashtu

Ben Andoni: Mënyra se si po sillet Albin Kurti, në Shqipëri shikohet si një lloj cinizmi ndaj Tiranës në përgjithësi

Ben Andoni; Përpjekja e turpshme për të mbuluar kolaboracionizmin me pushtuesit, që çuditërisht tek ne konsiderohet si vlerë

Është një fakt, që kush po i jeton këto kohë e kupton fare mirë dhe …