Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Orientimi ekonomik i Kosovës

Kosova për një kohë të gjatë është përballur me një sistetm ekonomik të brishtë. Mungesa e një strategjie të qartë zhvillimi, problemet e mëdha më të cilat është përballur papunësia, varfëria, deficiti tregtar, pamundësia e fuqizimit të sektorit privat. Sektorin e prodhimit  e kanë ngulfatur ekonominë e Kosovës duke pamundësuar që të ndërtoj kapacitete konkurruese me implikime në zhvillim dhe mirëqenie  ekonomike për qytetarët. Problem tjetër i madh shihet edhe procesi i privatizimit i cili në plotë kuptimin e fjalës ka dështuar  në vend që  përmes këtij procesi “të lulëzojë” ekonomia  ka ndodhur krejtësisht e kundërta të gjitha ato  ndërmarrje që  kanë qenë pjesë e këtij procesi janë shndërruar në hotele dhe pompa të derivateve duke mos përmbushur asnjë kriter që ishte paraparë që ato të zhvillojnë aktivitet të njejtë dhe të investohet për rifunksionalizim të tyre që do të kishin rritje në ekonomi. Fuqizimi i sektorit privat mbetet sfidë, por në të njejtën kohë mundësi e vetme për rivitalizim të ekonomisë së Kosovës dhe shpresë e vetme për të rinjët. Krijimi i një grupi ekspertesh profesional, funksionalizmi i një koordinimi ndërinstitucional në  promovimin e Kosovës si vend me potencial të madh investues, duke promovuar si një mjedis të sigurt në të cilin funksionon shteti i së drejtës, fuqi punëtore e re e kualifikuar dhe lehtësira në të bërit biznes përmes stimujve është  vizioni që duhet ta ndjek Kosova për ta bërë një shtet konkurrues jo vetëm në rajon por edhe më gjërë.
Shkalla e larte e papunësis tëk të rinjët ështeë një tjeter priblem i madh mbi 26% e te rinjeve janë  të shkeputur nga tregu i punës andaj duhet masa konkret dukë rritur  fondet e punësimit . Shfrytëzimi racional i remitencave  nënkupton ndryshimin e diskursit të deritanishëm ku 85% e parave të diasporës oreientohen në patundshmëri, por të fokusohemi në krijimin e një strategjie për absorbimin e parave të diasporës në projekte investive me implikime në zhvillim, ato para të orientohen me hapjen e  ndërmarrjeve të reja me implikimie në  krijim të vendeve të punës, rritje ekonomike e zhvillim. Kosova duhe të marrë mësime nga vendet e vogla të cilat kanë storie suksesi në  strategjitë ku e kanë mbështetur zhvillimin ekonomik. Kosova njëherë e mirë duhet t’a kuptoj se administrata shtetërore nuk është strehimore sociale për grupacione njerëzish, por  duhet t’a kuptoj që ekonomia e tregut bazohet  në  fuqizim të sektorit privat dhe rritje të konkurrueshmërisë.

Kontrolloni gjithashtu

REAGIM PUBLIK NGA ROSCAP NDAJ INSTRUMENTALIZIMIT POLITIK TË TEMAVE QË NDËRLIDHEN ME CILËSINË E ARSIMIT DHE MIRËQENIEN E FËMIJËVE

Rrjeti i Organizatave të Shoqërisë Civile për Arsimin Parauniversitar (ROSCAP) shpreh shqetësimin dhe indinjatën më …