Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Problemi i Pagave -“Instrument i konsumit të brendshëm politik”

Ekonomia e brishtë dhe problemet e mëdha me të cilat është përballur Kosova ka derivuar probleme edhe me përcaktimin e niveleve të pagës përmes një ligji inkluziv (gjithëpërshirës). Kosova është vend qe sistemin ekonomik e ka të bazuar në ekonomi të tregu mirëpo ka fuqizuar shumë më shumë sektorin publik duke ulur atraktivitetin, produktivitetin, konkurrueshmërin në sektorin privat. Kosova është vendi me nivelin më të ulët të pagës minimale në rajon e përcaktuar me dy nivele 130€ për të punësuarit në moshën deri në 35 vjet dhe 170€ për të punësuarit mbi moshën 35 vjeçare, ose nëse e kalkulojmë paga mesatare minimale është 150€ e cila realisht reflekton standardin dhe mirëqenien e ulët të qytetarëve. Kosova ka një pagë mesatare prej 509€ në sektorin privat dhe 318€ në sektorin privat duke prodhuar një diskrepancë apo hendek ndërmjet dy sektorëve që në suaza afatgjata po krijon komprimetim ekonomik duke ngulfatur sektorin privat dhe duke e lënë në mëshirë të byrokrateve. Sektori privat duhet të trajtohet me priroritet  që nënkupton qeveria duhet ti kushtoj rëndësi këtij sektori duke përfshir në ligjin e pagave sepse është i rëndësishëm në prodhim, punësim, gjenerim të të hyrave dhe ka impakt në fleksibilitet të pagave në raport me produktivitetin. Kosova duhet të orientohet në fuqizim të pagës reale e shprehur si fuqi blerëse e jo në atë nominal si vlerë monetare. “Ligji i pagave duhet të jetë objektiv me impakt gjithpërfshirës”.

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …