Trajtimi shumëdimenisonal që është bërë në kontekst të përkufizimit të impaktit të COVID 19 ka pasur ndikim të madh në ngritje të hipotezave mbi bazën e teorive konsipirative mbi atë se në cilën sferë ka pasur ndikim. Nëse e analizojmë për nga afektimi pozitiv atëhërë impakti më i madh ka qënë në mjedis. Masat e ndrërmarrura nga vendet e botës kanë ndikur që të ulët ndjeshëm emitimi i ndotësve si faktorë me implikime të mëdha në krijimin e disbalancit ekologjik (ndotjës së mjedisit). Shtresa e ozonit është përmisuar dukshëm dhe si rezultat i kësaj mund të quhet një arritje “epokale” në luftën kundër ngrohjes globale si fenomen me një shkallë të lartë të rrezikshmërisë në nivel global. Industria si sektor ekonomik që në shumicën e rasteve për shkak të aktivitetit ekonomik-prodhuese ka pasur impakt në ndotje të mjedisit duke ngritur shumë çështje sa i përkëtë aplikueshmërisë së instrumenteve efiçente dhe ekologjike në kotekst të mundësisë se realizimit të veprimtarisë si sektor, por në të njejtën kohë duke ruajtur balancin ekologjik. Koncepti i zhvillimit ekonomik dhe ruajtës se mjedisit (tokës, ujit, ajrit, resurseve tjera natyrore) njihet si koncept i zhvillimit të qëndrueshëm. Kosova si shtet duhet të mësoj nga kjo pandemi në aspekt të krjimit të një vetëdije ekologjike sidomos në sektorin energjetik duke orientuar enërgjinë si sektor me potencial zhvillimi në enërgji të ripërtritshme dhe duke orientuar sistemin ekonomik në ekonomi qarkore me theks të veçantë aplikimin e reciklimit. Menaxhimi racional i këtyre masave duke bashkërenditur dhe harmonizuar të gjitha aktivitetet ndërinstitucionale do të mundësoj një qasje të re zhvillimore të qëndrueshme. Orientimi në zhvillimin ekonomiko-ekologjik është sfidë por në të njejtën kohë potencial i funksionalizimit si shoqëri moderne e qëndrueshme.
Kontrolloni gjithashtu
Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !
Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …