Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Qeverisja ekonomike në shifra

Një përshkrim i asaj çfarë ka  në ekonomi brenda këtyre katër viteve :

Po fillojmë me konsum-brenda këryre 4 viteve kemi një rritje mesatare të çmimeve  mbi 23% e nëse e analizojmë  për gjërat e konsumit ushqimor prej 50-100% , shumë e thjesht nëse  një shujtë  ditore ka kushtuar  2.5 euro të njejtën shujtë sot e merr me 5euro pra 100% me shtrenjtë.

E ky trend i rritjes prek të gjithë indeksin e çmimit të konsumit për çdo  familje Kosovare.

Pra ngulfatje e qytetarëve me inflacion e pa plane  për tu  dalur në ndihmë  qytetarëve.

Bilanci tregtar mbi 13 miliardë euro deficit tregetar pra mallra të blera  më shumë se të shitura jashtë.

Mungesë të investimeve kapitale , më të ulten ndonjëherë e rrjedhimisht edhe mungesë të rrethxhirimit  të parasë në ekonomi e dëmtim të madh të shumë operatorëve e mungesë të madhe të realizimit të projekteve.

Punësime ” të proklamuara” e jo reale  e migrim enormë i fuqisë punëtore.

Mungesë e investimeve në fushën e arsimit, mos realizim i as një  premtimi as për qerdhe e as infrastrukturë për objekte shkollore.

Rritje të çmimit të energjisë 2-3 herë brenda vitit e mungesë të qartë të orientimit strategjik në këtë fushë duke hequr dorë nga projektet strategjike në fushën e energjisë.

Mungesë e politikave ekonomike që stumulojnë  fuqizimin e prodhuesve vendor e rrjedhimisht ndikojnë në punësim e rritje të  mirëqenies së qytetarëve.

Me një fjalë po prezentohet buxhet i lartë si vlerë nominale e në fakt është buxhet i vogël  real i përkthyer në konsum, mungesë e theksuar në orientim drejt politikave zhvillimore, pra 3.6 miliard euro nëse e minusojmë inflacionin atëherë  është  shumë më u vogël . Sepse kjo rritje erdhi prej inflacionit e jo prej politikave qeverisë .

Për ta përkufizuar këtë buxhet si vlerë reale shihni  shporten e konsumit.

 

Kontrolloni gjithashtu

Instituti GAP ka publikuar raportin, “Indeksi i Transparencës Buxhetore të Komunave 2023”

 Instituti GAP ka publikuar raportin, “Indeksi i Transparencës Buxhetore të Komunave 2023”. Ky raport paraqet …