Kosova duhet të orientohet në ndërtimin e një kulture moderne për të ndërtuar një ekip professional për “thithje” të fondeve ndërkombëtare. Kosova përfiton 50-55milion euro nga BE-ja nga instrumentet e paraantarësimit. Kjo strategji orientohet në dy lloj projektesh: projekte teknike, projekte finaciare. Faktori ndërkombëtar për një kohë të gjatë ka ndërrmarrur projekte nga me të ndryshmet si projekte teknike për të krijuar një ekip profesional nëpër profile të ndryshme si element i rëndësishëm në fazën e transferimit të pushtetit nga administrimi ndërkombëtar tek institucionet vendore, në mënyrë që tranzicioni të tregoj rezultate produktive. Fondet si Asistencë finaciare në reforma politike, socio-ekonomike, legjislative.
Kosova duhet së pari të krijoj kuadro profesionale që të hartojn projekte dhe me pastaj ato projekte t’i aplikojn në institucione ndërkombëtare si Banka Botërore, fondi monetar ndërkombëtar, Banka Europiane për rindërtim dhe zhvillim që të absorbojnë fonde për t’i financuar këto projetke në interes të zhvillimit të qëndrushme. Projektet kyçe duhet të orjentohen në fushën ekonomike, energji, qendra inovative, promovimi i investimeve. Vendosja e njerëzve të duhur, profesional, të profilizuar do të prodhoj një momentum të ri të zhvillimit e njohur si “ekonomi e dijës” që është koncept i zhvillimit modern i orientuar në teknologji, sistem të informacionit, menaxhim të projekteve. Kalimi në stadin e këtij zhvillimi kërkon dije, R&D dhe inovacion. Kosova duhet të orientohet në zhvillime moderne duke u distancuar nga ideologjitë klasike. Këto projekte kanë rëndësi të madhe në kontekst të punësimit, zgjidhjes se problemeve të natyrave të ndryshme e mbi të gjitha në krijimin e një momentumi të ri bashkëkohor në suaza të funksionimit gjithpërfshirës.