Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Rëndim i ekonomisë në 3 mujorin e fundit të vitit

Masat e ndërmarrura nga ana e institucioneve për t’a ruajtur shëndetin më implikime direkte në jetën socio- ekonomike. Rënja e ofertës si pasojë e këtyre masave preventive dhe në të njejtën kohë e kërkesës agregate do të këtë pasojë negative në 3 mujorshin e fundit të vitit, kjo për arsye të mungesës se parasë të qarkullimit dhe shokut ofertë-kërkesë, e cila do të paralizojë jetën ekonomike. Ekonomia si zingjir do të afektohet në të gjitha parametrat në rënje të të hyrave në rritje të papunësisë, ne rënje të investimeve, në rënje të përformancës se sektorëve ekonomik e mbi të gjitha me rënjen e 6% të bruto produktit vendor e shprehur si rënje  ekonomike. Mungesa e bashkadhetarëve si infuzion i ekonomisë do të këtë impakt në rënje të fuqisë blerëse e kjo nënkupton edhe rënje të rrethxhirimit të parasë në sektorët ekonomik gjë që do të dërgoj shumë biznese në falimentim sidomos NVM-të, si pasojë e pamundësisë së likuiditetit operues. Muajt në vijim do të vërehet një rënje e dukshme e aktiviteteve ekonomike e sidomos me të afektuarit si pasojë e këtij shoku ekonomik në këtë periudhë do të jenë bujqit, bizneset e vogla të mesme, sektori i gaztronomisë dhe ndërtimit. Bujqit gjatë kësaj periudhë do të plasoj produktet e tyre në treg mirëpo, duke parë që trendi i konsumit është në të mira bazike esenciale atëherë do të këtë një rënje enorme të kërkesës për produktet e tyre të cilët do të gjinden në situatë tepër të veshtirë se ku t’i plasojn dhe shesin produktet e tyre.

NVM-të do të afektohen shumë nga mungesa e sasisë monetare në treg sidomos nga mosardhja e bashkatdhetarëve e cila mund të quhet “humbje sezone” dhe një pjesë e madhe që janë furnizuar do të kenë tepër të veshtirë mbijetesën. Sektori i gaztronomisë si një ndër më të afektuarit nga masat anti COVID, po ashtu është në situatë tepër të veshtirë për të operuar. Ndërtimi do të ballafaqohet me një rënje enorme të investimeve si rrjedhojë e rënjës se remitancave e cila pritet të ndodh gjatë kësaj përiudhe, kur e dijm që mbi 85% e tyre kanë tendencë marzhinale në konsum dhe ndërtime të patundshmërië. Plani i rimëkëmbjes ekonomike duhet ridizanjuar me kujdes që në vete t’i inkoorporoj të gjitha nevojat e akterëve të prekur nëpër përiudha të caktuara që t’iu mundësohet operim se paku në pikën rentabël dhe të mos vije deri të më e keqja kolapsi ekonomik.

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …