-Banka Qëndrore si udhëheqëse e politikës monetare në vend duhet që përmes instrumenteve monetare të këtë impakt në rimëkëmbjën ekonomike të Kosovës si prioritet kyç. Banka Qëndrore duhet të hartoj një politikë monetare ekspancioniste që ka për qëllim rritjën e ofertës monetare. Ky instrument monetar ka pert qëllim uljën e normës se interesit që do të thotë ardhja deri tek paraja për agjentët ekonomik, individët, bizneset të jetë më e lehtë. Përmes rritjës së sasisë monetare dhe uljës së interesit ka për qëllim që ta rrisë kërkesën për para duke injektuar sa më shumë para në ekonomi në rritje të kërkesës dhe konsumit. Banka Qëndrore duhet që të injektoj para në qarkullim përmes instrumenteve të financimit klasik: kredia, mikrokredia dhe instrumenteve inovative lizing, faktoring, joint ventures me qëllim të rrethxhirimit të parasë dhe rritjës së likuiditetit të bizneseve. Depozitat në bankat komerciale në Kosovë llogaritën mbi 3 milardë Euro para që janë në shfrytëzim nga bankat komerciale, andaj si të tilla duhet të orientohen në funksion të rimëkëmbjes ekonomike, por në të njejtën kohë rritja e parasë në qarkullim mund të shkaktoj inflacion, andaj duhet që këto mjete të injektohen në projekte zhvillimore me impakt në puneësim. “Normat e interesit janë të larta sa që për t’a marr një kredi duhet paraprakisht t’a shtërngosh rripin e kursimeve deri në eshtra” andaj si te tilla duhet të jenë me atraktive për të stimuluar operimin e aktiviteteve ekonomike dhe rritur mirqënien e qytetarëve.
Kontrolloni gjithashtu
Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !
Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …