leoni

Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Rreziku i humbjes së TRUST-it në tregjet ndërkombëtare “Kosovarizimi i këtyre mjeteve në funksion të Kosovës

Kosova si pothuajse çdo vend tjetër është duke u përballur me infalcion që çdo ditë e me teper po e veshtirson jetën e qytetarëve dhe funksionimin e sistemit ekonomik.
Në kuadër të planeve të institucioneve dhe akterëve relevant për rimëkëmbje ekonomike duhet që të involvohen të gjitha mjetet që ka në dispozicion një vend pert t’i injektuar në “shërimin” e ekonomisë dhe kthimin në normalitetin e funksionimit. Trusti pensional është një fond i kursimeve i cili posedon mjete të kontributdhënësve të Kosovës dhe si i tillë duhet te të këtë ose më mirë të themi ish dasht të këtë impakt në ekonominë e Kosovës.
Paratë e trustit janë ekspozuar net tregje financiare që shërbejn si fonde investive për projekte të ndryshme të bizneseve europiane që do të thotë këto mjete po kanë ndikim në zhvillimin e atyre bizneseve. Ekzpozimi i tyre me këto tregje po del që ka qënë i pa analizuar mirë sidomos të pjesa e përllogaritjes se normës se riskut operativ ku për shkak të luhatjeve të tregjeve financiare po pësojnë humbje siç ishte përiudha e vitit të kaluar dhe luhatje e medha jostabile te rimbursikit te ketyre mjeteve   si pasoj e levizje nga tregjet financiare nga renia  e investimeve dhe pasiguria qe ka prodhuar  ky destabilizim i ekonomis globale  dhe rritja enorme e infalcionit, vetëm për kete periudhe kohore kemi nje humbje neto teper te madhe. Kjo jokonsistencë operative e këtyre mjeteve po shkakton panikë tek poseduesit e këtyre mjeteve që në fakt janë qytetarët e Kosovës. Qeveria duhet të hartoj një strategji mbi bazën e rivlersimit financiar dhe të riskut që t’i injektoj këto mjete në ekonominë e Kosovës, sdiomos në këtë periudhë inflacioni të cilat do të kishin një impakt të drejtprëdrejt në rimëkëmbje dhe në periudhë afatgjate mbi 2 miliard para të Trustit të shërbejn si fonde investive nga akter të ndryshëm me impakt në punësim dhe zhvillim ekonomik. Koha ka ardhë që mjetet e trustit dhe zhvillimit ekonomik të Kosovës të jenë në të njejtën kahje.
Orientimi strategjik i këtyre fondeve në një sektor me potencialin më të madh zhvillimor, siç është sektori i energjisë elektrike i bazuar në burimet e rinovueshme, jo vetëm që do të kishte një ndikim pozitiv në rritjen e kapaciteteve për përmbushjen e kërkesave të brendshme, por do të kontribuonte edhe në krijimin e një sistemi të qëndrueshëm energjetik me ndikim të drejtpërdrejtë në mirëqenien e qytetarëve. MJETET E TRUSTIT ME NJË SHFRYTËZIM RACIONAL DO TË RRISIN PUNËSIMIN, RRITJEN DHE ZHVILLIMIN EKONOMIK

Kontrolloni gjithashtu

Rrjeti i Grave të Kosovës

RrGK: Në mbështetje të grave politikane dhe në mbrojtje të dinjitetit njerëzor në diskursin publik

Rrjeti i Grave të Kosovës (RGK) shpreh shqetësim ndaj gjuhës fyese, denigruese dhe diskriminuese që …