leoni

Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Rritja e pamjaftueshme ekonomike dhe inflacioni i lartë rrisin shkallën e varfërisë, në vendin tonë

Kosova po përballet me shumë probleme sociale dhe ekonomike nga viti 2022, kemi një trend të madh të rritjes së çmimeve, ky problem ka ndikuar shumë në buxhetin familjar të familjeve kosovare.

Proklamatat e qeverisë për rritje ekonomike janë aq cinike sa gjynah se çfarë po i shërbehet këtij populli. Rritja e inflacionit me mbi 23% dhe e mallrave bazë me mbi 50%, duke matur indeksin e çmimeve të konsumit për një shportë fikse të mallrave bazë, duke rritur në mënyrë drastike koston e jetesës dhe duke varfëruar qytetarët çdo ditë e më shumë bazuar në standardet botërore. Bankë që i përket standardeve të të varfërve.

 Pagat rriten nominalisht 17% sipas qeverisë, ndërsa çmimet mesatarisht 23% deri në 50%, kështu që sipas kësaj kostoja e jetesës është më e lartë. Pra, nuk kemi rritje standarde, jemi çdo ditë më të varfër, por askujt nuk i intereson.

Shumë thjesht, një bukë 0.40 është rritur në 0.60, pra kemi një rritje 50% të çmimeve.

Një porcion mesatar i ushqimit nga 2-2,5 është 4-4,5, kështu që një rritje 100% është fjala për mallrat bazë me të cilat çdo punonjës dhe çdo anëtar i familjes përballet si rutinë e përditshme. Merrni parasysh trendin që ky vend po ecën me trend linear dhe në situata të larta dhe eksponenciale qytetarët e Kosovës do të ballafaqohen me situata oportuniste për të sakrifikuar investimet për mallrat bazë.

Nëse kemi parasysh njohuritë ekonomike, veprimet institucionale dhe politikat e mirëfillta, atëherë rrugëdalja mbetet migrimi.

“Nuk jemi të varfër, jemi të vjedhur”, tha kryeministri.

Unë po i them kryeministrit se ai nuk di nga qeverisja dhe ekonomia dhe se populizmi po e varfëron çdo ditë tryezën e popullit të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Bashkimi Demokratik për Integrim bën thirrje për ndërhyrje urgjente drejtuar faktorit ndërkombëtar

Ngjarjet e rënda që ndodhën mbrëmë në Kumanovë, ku disa makina dhe një dyqan të …