Impakti që ka shkaktuar pandemia është i paprecedent në gjithë sistemin ekonomik të vendit. Sektor i prekur tej mase dhe me nevojë që të ndërmerren veprime për hartimin e një plani imediat është sektori i bujqësisë. Rënja e kërkesës e shprehur si ulje e fuqisë blerëse për produktet bujqësore ka prekur në masë të madhe bujqit të cilët janë prag një kolapsi të madh apo ma mirë të thuhet në luftë për të mbijetuar. Mbyllja e tregjeve, mungesa e sasisë monetare në qarkullim, rënja e kërkesës dhe konsumit të të mirave bujqësore ka bërë që bujqit të lihen në mëshirë të fatit, InshaaAllah don Zoti edhe të institucioneve përkatëse përmes veprimeve konkrete në suportimi e këtyre bujqëve me rëndësi të madhe për funskionimin e shoqërisë dhe shtetit. Veprimet konkrete që duhet të merren nga institucionet janë: 1) përmes politikave qeveritare të vendosen kuota për produktet me origjinë nga qumështi duke pasur impakt të drejtperdrejt në favorizimi e prodhuesve vendor që plasojnë me treg këto produkte që në mënyrë zingjirore të këtë impakt tek fermerët 2) ndarja e subvencioneve nga ana e qeverisë konkretisht nga ministria e linjës me qëllim qe t’iu siguroj likuiditet këtyre bujqve duke ruajtur strukturen e këtij sektori. Nëse vazhdon më këtë trend bujqësia dhe blegtoria në Kosovë do të jenë dy sektorë të cilët do të kolapsojn dhe do të kenë impakt destruktiv në sistemin socio-ekonomik të vendit dhe në mirqenjen e shumë qytetarëve duke parë që pikërisht këta sektorë janë gjenerurs të të ardhurave familjare.
Kontrolloni gjithashtu
Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !
Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …