Qëllimi kryesor i këtij shkrimi është trajtimi i pozicionit të grave ndërrmarrëse dhe të punësuara në Kosovë gjatë periudhës së pandemisë, sfidat, mundësitë dhe përkrahja që ka pasur kjo kategori nga institucionet relevante, ka tejkaluar këtë situatëdiskrete. Pandemia covid 19 afektoj në masë të madhe komplet sistemin ekonomik. Ndërmarrja e masave anti covid afektoj ndërrmarrjet e vogla dhe të mesme pra të punësuarit e si kategori më e afektuar ishin edhe gratë ndërmarrëse dhe gratë që ishin të punësuara. Reduktimi i aktivitetit ekonomik në shumë sektorë bëri që shumë gra ta humbin punën dhe normalisht kjo ndikoj drejtpërdrejt edhe në mirëqenien socio-ekonomike që lidhet edhe me pavarësinë e tyre ekonomike.
Masat që ndërmorren qeveritë në kuadër të pakove emergjente afektuan në masë të vogël gjininë femërore për shkak edhe të mënyrës së alokimit të këtyre mjeteve në kuadër të pakove si në pakon e parë 120 milion, pastaj edhe pakot tjera mbështetëse nuk afektuan tek gratë ndërmarrëse. Ligji për rimëkëmbje ekonomike ku kishte për qëllim plotësim ndryshimin të disa ligjeve nuk ishte gjithëpërfshirëse, pra krijoi pabarazi sociale sidomos tek gratë duke marrë parasysh se njëpjesë e madhe e veprave mbi 40% janë të pa punë dhe rrjedhimisht nuk kanë pasur mjete në fond të kursimeve për ta tërhequr 10% e tyre si kategoritë tjera, edhe ndihma tjetër në vlerë prej 200 milion euro në kuadër të ligjit për rimëkëmbje për t’i ndihmuar bizneset që kanë pasur problem gjatë periudhës sëpandemisë nuk preku shumë bizneset që udhëhiqen nga gratë.Pastaj përfshirja e pjesshme e grave që përfitojnë nga skema sociale në një periudhë 3-6 mujore në kuadër të pakove për rritje të skemave sociale dhe pensionale ishte po ashtu një problematikë që nuk zgjidhte problemet e kësaj kategorie. Kodi për mbështetjen e grave në biznes, i miratuar në Kuvendin e Kosovës, shuma e cila ishte ndarë, ishte rreth 400 mijë euro e cila do të ju shërbente si ndihmë deri në fund të vitit 2020 ishte ndihmë por jo zgjidhje . Sipas agjencionit të statisitikave shkalla e punësimit në Anketën e Fuqisë Punëtore (AFP), për tremujorin e parë (TM1) 2021 është 29.3%.
Punësimi me i lartë ishte te meshkujt (42.8%), ndërsa punësimi te femrat ishte vetëm 15.9% që është shkallë shumë e ulët. Papunësia më e theksuar është te femrat me 29.7%, krahasuar me meshkujt, 24.2%. Shkalla më e theksuar e papunësisë është te grupmoshat 15-24 vjeçare me 48.6%.
Sipas rezultateve të AFP-së, në TM1 2021, fuqia joaktive është mjaft e lartë, 60.5%, me fokus të veçantë te femrat me 77.3 %,pra kjo tregon nje deinkurajim shumë të madh te femrat sa ipërket pjesëmarrjes së tyre në tregun e punës , krahasuar me meshkujt, 43.5%. Indikatorët tregojnë një situatë të vështirësocio ekonomike me të cilën përballet gjinia femërore nëkontekst ekonomik. Gratë ndërmarrëse u përballën me probleme të shumta, shuma prej 170 euro për subvencionimin e pagës së punëtorëve e me pastaj 290 euro, në kuadër të masave nuk kishte zgjidhje dhe nuk ndikoj në zgjidhjen e problemeve operuese te këto biznese që udhëhiqen nga gratë për tju mundësuar likuiditet këtyre bizneseve.
Qeveria dhe institucionet tjera relevante duhet të ndërrmarrin veprime konkrete për të hartuar një strategji konkrete me implikime afatgjate që ka në fokus gratë, për arsye që pandemia covid-19 nuk njeh gjini, andaj duhen veprime konkrete që t’ju ndihmohet kësaj kategorie të rëndësishme shoqërore. Msc Egzon Kastrati !