Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Turizmi nën kontekstin e zhvillimit modern

Pozita gjeografike e Kosovës ka mundësuar që të jetë e pasur me pasuri të shumëta natyrore. Pasuritë natyrore qe posedon Kosova duhet që të shfrytëzohën racionalisht duke mundësuar rritje të efiçencës në ekonomi. Kosova edhe pse ka potencial të madh të zhvillimit të turizmit fatkeqësisht ende nuk ka arritur të hartoj një strategji promovuese të këtij sektori, ku pjesmarrja e turizmit në GDP-në vendore është vetëm 1%. Në këtë kontekst duhet plane konkrete zhvillimore nga niveli qëndror dhe ai lokal  për të investuar në këtë sektor që rrjedhimisht të këtë ndikim në punësim, por edhe në gjenerim zingjiror te të ardhurave në zonat përkatëse. Krahas strategjisë se zhvillimit të turizmit sidomos atij malor konkretisht me potencial më të madh rrafshi i Dukagjinit duhet që të prodhoj edhe kuadro profesionale për ta mundësuar këtë proces të zhvillimit. Një pjesë e institucioneve të arsimit të lartë.(Univeristete) në kuadër të planprogrameve të tyre të studimeve  kanë edhe departamentet e menaxhim hoteleri turizëm, por si pjesë e ketij departamenti duhet të futet edhe gastronomia që do të thotë të prodhojmë punonjës të aftë duke sinkronizuar pjesë torike dhe praktike për të qenë të gatshëm ti presim “klientelën ndërkombëtare”  në suaza të kësaj mund të bëhëmi një vend potencial për shumë turist ndërkombëtar, duke ndikuar në  rritje të mirëqënies dhe standardit të komuniteteve lokale në veçanti, komunave, dhe në kontest më të gjërë në nivelin e përgjithshëm qëndror. “Kosova vend turistik ende i pa shfrytëzushëm, por më potenciale të mëdha”.

Kontrolloni gjithashtu

REAGIM PUBLIK NGA ROSCAP NDAJ INSTRUMENTALIZIMIT POLITIK TË TEMAVE QË NDËRLIDHEN ME CILËSINË E ARSIMIT DHE MIRËQENIEN E FËMIJËVE

Rrjeti i Organizatave të Shoqërisë Civile për Arsimin Parauniversitar (ROSCAP) shpreh shqetësimin dhe indinjatën më …