leoni

Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Zhvillimi i turizimit modern si komponentë e zhvillimit!

Pozita gjeografike e Kosovës ka mundësuar që të jetë e pasur me pasuri të shumëta natyrore. Pasuritë natyrore qe posedon Kosova duhet që të shfrytëzohën racionalisht duke mundësuar rritje të efiçencës në ekonomi. Kosova edhe pse ka potencial të madh të zhvillimit të turizmit fatkeqësisht ende nuk ka arritur të hartoj një strategji promovuese të këtij sektori, ku pjesmarrja e turizmit në GDP-në vendore është vetëm 1%. Në këtë kontekst duhet plane konkrete zhvillimore nga niveli qëndror dhe ai lokal  për të investuar në këtë sektor që rrjedhimisht të këtë ndikim në punësim, por edhe në gjenerim zingjiror te të ardhurave në zonat përkatëse.

Krahas strategjisë se zhvillimit të turizmit sidomos atij malor konkretisht me potencial më të madh rrafshi i Dukagjinit duhet që të prodhoj edhe kuadro profesionale për t’a mundësuar këtë proces të zhvillimit. Një pjesë e institucioneve të arsimit të lartë.(Univeristete) në kuadër të planprogrameve të tyre të studimeve  kanë edhe departamentet e menaxhim hoteleri-turizëm, por si pjesë e këtij departamenti duhet të futet edhe gastronomia që do të thotë të prodhojmë punonjës të aftë duke sinkronizuar pjesë torike dhe praktike për të qenë të gatshëm t’i presim “klientelën ndërkombëtare”  në suaza të kësaj mund të bëhemi një vend potencial për shumë turist ndërkombëtar, duke ndikuar në  rritje të mirëqënies dhe standardit të komuniteteve lokale në veçanti, komunave, dhe në kontest më të gjërë në nivelin e përgjithshëm qëndror. “Kosova vend turistik ende i pa shfrytëzueshëm, por më potenciale të mëdha”.

 

Kontrolloni gjithashtu

Bashkimi Demokratik për Integrim bën thirrje për ndërhyrje urgjente drejtuar faktorit ndërkombëtar

Ngjarjet e rënda që ndodhën mbrëmë në Kumanovë, ku disa makina dhe një dyqan të …