Ehat Miftaraj

Ehat Miftaraj: Interesat e Kosovës nuk duhet lejuar të sakrifikohen për përfitime partiake apo elektorale

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka deklaruar se Kosova ka nevojë për një lider me guxim dhe vullnet politik, i cili merr përgjegjësi edhe kur kjo mund t’i kushtojë në elektorat. Sipas tij, interesat e Republikës nuk duhet të sakrifikohen për përfitime partiake apo elektorale, ndërsa thekson se marrëdhëniet e Kosovës me partnerët ndërkombëtarë janë dëmtuar për shkak të shmangies së detyrimeve të njohura ndërkombëtarisht. Miftaraj ka kritikuar ata që hezitojnë të marrin pushtetin apo të formojnë qeverinë, duke theksuar se udhëheqja nuk është vetëm privilegj, por mbi të gjitha përgjegjësi. Ai ka bërë thirrje për lidership të fortë, që i del zot vendit në kohë të vështira dhe nuk ikën nga detyrimet shtetërore.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i PDP-së, Nenad Rashiq, u shpreh se Albin Kurti nuk do të tregojë aspak tolerancë për situatën reale që mbretëron në veri të Kosovës

Nenad Rashiq: Kemi vota të mjaftueshme për të paktën një mandat parlamentar

Kryetari i Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Nenad Rashiq ka shfaqur bindjen e tij …